Shkodër, dështon masa e sigurisë për 9 tatimorët e arrestuar, provat e...

Shkodër, dështon masa e sigurisë për 9 tatimorët e arrestuar, provat e prokurorisë të pamjaftueshme

77
0
Shares

Pas arrestimit te bujshëm te 9 punonjësve të Sektorit të Verifikimit në Terren, në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Shkodër dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, tashmë çështja është në duart e gjykatës.
Këtë të shtunë, 8 inspektorët dhe përgjegjësja e sektorit dolën përpara trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë.
Provat e paraqitura nga prokurori i çështjes gjetën kundërshtimin e avokatëve mbrojtës. Ata kërkuan ndarjen e provave për çdo inspektor që të dihet përgjegjësia individuale, pasi nuk mund të kërkohet ngritje akuze dhe dënim me prova përgjithësuese.
Kërkesa e avokatëve u pranua nga trupa gjykuese e Gjykatës së Shkallës së parë në Shkodër, gjë që solli shtyrjen e marrjes së vendimit për 9 të akuzuarit.
Prokurori i çështjes duhet të ndajë provat, të cilat sipas avokatëve mbrojtjes janë të pamjaftueshme për të akuzuar dhe dënuar klientët e tyre. Pas këtij zhvillimi në seancën gjyqësore, pritet që vendimi me shumë gjasa të jepet pas 24 apo 48 orësh për 9 punonjësit e tatimeve në Shkodër.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Arrestohet_gjysma_e_hetimit_tatimor_ne_Shkoder_4812_1.php

… Edhe …

/web/EMRAT_9_te_arrestuar_1_ne_kerkim_ne_Tatimet_e_Shkodres_ne_pranga_edhe_shefja_e_hetimit_ne_terren_4814_1.php

Si edhe …

/web/9_nyjet_e_skemes_korruptive_ja_pse_u_arrestuan_9_tatimoret_e_Shkodres_4820_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY