Kuvendi miraton projektligjin për Arsimin e Lartë pas një seance maratonë prej rreth 9 orësh debate.
Ligji u votua vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita pak para votimit braktisi seancën plenare. Ligji për Arsimin e Lartë u miratua me 78 vota pro. Votimi në Kuvend është mbyllur rreth orës 02:00.
Diskutimet gjatë gjithë seancës plenare ishin të ndezura dhe me kundërshtime nga të dyja palët.
Ndërsa kundër miratimit të projektligjit për Arsimin e Lartë, para Kuvendit, studentët protestuan për disa orë me radhë.
Kundër projektligjit që u miratua janë shprehur edhe shumë pedagogë e akademikë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/