Vlorë, banorët e përmbytur protestojnë për dëmshpërblimet, prefektja “lan duart”

Vlorë, banorët e përmbytur protestojnë për dëmshpërblimet, prefektja “lan duart”

71
0
Shares

Banorë të fshatit Bishan të Komunës Novoselë kanë protestuar para Prefekturës së Vlorës, pasi pretendojnë se në shpërndarjen e ndihmave pas përmbytjeve të fundit janë bërë abuzime.
Banorët thonë se në lista nuk janë përfshirë ata që janë prekur më shumë nga përmbytjet. Ata i kërkojnë Prefekturës së Qarkut Vlorë të rishikohen listat.
proteste-vlore_Pas ankesave të banorëve, Prefektja Etjona Hoxha deklaroi se institucioni që ajo drejton nuk është përfshirë në menaxhimin dhe shpërndarjen e ndihmave për familjet e prekura nga përmbytjet.
Zona e Novoselës ishte një nga më të prekurat nga përmbytjet në fillim të këtij viti.
Ndërkohë, në ditët e përmbytjes ishte prefektja që shoqëronte Kryeministrin Edi Rama, gjatë vizitave në zonat e përmbytura dhe që premtonte dhe aprovonte dëmshpërblimin e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY