Vlorë, pas seksit shantazh të dashurës, i mori 1200 euro

Vlorë, pas seksit shantazh të dashurës, i mori 1200 euro

58
0
Shares

Ervin Bajrami, një i ri nga Vlora ka detyruar të dashurën e tij 15-vjeçare që të kryejë marrëdhënie seksuale dhe më pas e ka shantazhuar atë me foto dhe video se nëse nuk i jepte para, do i publikonte videon në “Facebook”. Nëpërmjet kësaj skeme kriminale i riu ka mundur ti marrë disa herë shuma të konsiderueshme financiare, të cilat në total kapin vlerën prej 1200 euro.
Për këtë ngjarje, i riu është arrestuar vetëm pas zbulimit të mungesës së lekëve nga prindërit e vajzës, të cilët pasi mësuan ngjarjen kanë bërë denoncim në polici.
Pas denoncimit i riu është arrestuar, ndërkohë që ditën e djeshme prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin e tij me 2.4 vjet burg. I riu gjatë procesit gjyqësor ka pranuar krimin dhe më pas ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY