Shkaqet dhe aktorët e humbjes sipas Jemin Gjanës: Lulzim Basha duhet të...

Shkaqet dhe aktorët e humbjes sipas Jemin Gjanës: Lulzim Basha duhet të zhvillojë modelin e tij në PD

123
0
Shares

Ish-nënkryetari i PD, Jemin Gjana, e sheh të përçarë Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, ndërkohë që kërkon nga kritikuesit e Bashës që fillimisht të analizojnë kontributet e tyre.
“Sigurisht kryetari dhe lideri është ai që ka përgjegjësinë i pari. Por, adresimi i çdo gjëje në drejtim të kryetarit nuk çon në një analizë reale. Së pari, Basha është një lider i ri politik, ndaj nuk mund të them që zgjedhjet e 2015 janë testi i vetëm. Fillimisht mendoj që Basha duhet të dalë nga çdo lloj dyzimi në vendimmarrje. Ka shumë komente, nuk dua t’i besoj të gjitha. Natyrisht që Basha nuk mund t’i marrë vetë të gjitha vendimet, pasi ka nevojë t’i konsultojë ato. Por në çdo vendim duhet të prevalojë mendimi i atij që është lider dhe që është kryetar i partisë”, shprehet Gjana në një intervistë për “Panorama”.
Kritik Gjana është edhe ndaj anëtarëve të kryesisë së PD-së, të cilët, sipas tij, në vend të betejës virtuale duhet të dilnin në terren për të rritur besueshmërinë e platformës që PD paraqiti në këto zgjedhje.
“Është ndërtuar një kryesi partie shumë e madhe, e cila ka plot prurje të reja, e konsideroj se është shumë pozitive, por që shumicën prej tyre unë nuk i pashë të afishuar potencialisht në fushatën zgjedhore. Kanë pasur rastin e testit. Ata duhet të ishin në përballje të përditshme. Beteja elektorale dhe ajo politike nuk është përballje në kompjuter nëpërmjet rrjeteve sociale, është betejë në terren. Është betejë për të krijuar rresht, për të imponuar besueshmëri te votuesit. Këtë nuk e pashë”, shpjegon Gjana.
Gjana në renditje të arsyeve të humbjes së Partisë Demokratike, shpjegon  dhe flet për përgjegjësinë që duhet të marrin të gjithë koordinatorët e rretheve për humbjen që i shkaktuan PD-së.
“Gjithashtu, mendoj se ka nevojë për analizë të gjithë atyre që ishin caktuar si titullarë të fushatave.  Kur merr detyrën e koordinatorit të partisë në zgjedhje duhet ta mbash, pasi ke përgjegjësi shumë të madhe krahas përgjegjësisë së strukturave. Unë kam dalë çdo ditë në orën 7:00 nga shtëpia dhe jam kthyer në orën 00:00, ndërkohë që kam parë se ka drejtues të shtabeve që kanë shkuar një herë në 3-4 ditë në zona. Të gjithë këtyre koordinatorëve duhet t’u bëhet një analizë e punës që kanë bërë”, vijon Gjana.
Më tej Gjana evidenton si problem edhe marrëdhëniet e kreut të PD-së me deputetët e këtij grupi parlamentar.
“unë mendoj që Basha është një problem në Grupin Parlamentar të PD-së, i cili nuk është fryt i Bashës, nuk është as nominim i Bashës, nuk është as nominim i PD-së, për hir të së vërtetës. Është një vullnet, të cilin Berisha e shfaqi në 2013, në mënyrë individuale për ta përcaktuar kështu këtë grup parlamentar”.
Në këtë kontekst, ai mbështet zërat kundër të deputetëve të veçantë, duke sugjeruar që, “Për askënd nuk jam që të mbyllë gojën për të thënë problemet, por nëse do t’i thuash këto probleme, duhet të rrisësh shkallën e aktivitetit, pjesëmarrjen, angazhimin, punën e përbashkët. Nuk e shoh të unifikuar në veprim si tërësore këtë trupë politike të PD-së. Ka shumë nevojë përmirësimi tërësor i raporteve të të gjithë individëve të Grupit të PD-së dhe kryesisë e kryetarit të PD-së”.
Për Gjanën Topalli, Doda, Patozit? Janë në të drejtën e tyre, ndërsa “Basha natyrisht duhet të sillet si lider. I takon atij të jetë më zemërgjerë për të lexuar kritikat dhe për të marrë pjesën racionale. I takon Bashës dhe PD-së që të masë punën e secilit edhe në fushatë edhe gjatë këtyre dy viteve”.
Analizës së Jemin Gjanës, nuk ka si ti shpëtojë edhe një qëndrim për influencën e mundshme të Berishës ndaj Bashës. Sipas Gjanës, konsultimet e Bashës janë domosdoshmëri, por se një imponim i mundshëm i Berishës në vendimet e Bashës, do të ishte e gabuar.
“Që Basha të konsultohet Berishën, është racionale. Që Basha të konsultohet me Grupin Parlamentar, është e domosdoshme. Që Basha të konsultohet me kryesinë e PD-së dhe drejtuesit lokalë është e domosdoshme dhe racionale. Nëse Berisha me modelin e tij politik që ka, imponon vendimet e Bashës, unë do ta quaja një gjë të gabuar. Basha duhet të zhvillojë modelin e tij, detyrat e tij në krye të partisë. Unë kam vlerësime pozitive për Bashën. Në vlerësimin tim, Basha si askush tjetër në rolin e një lideri politik ka marrëdhëniet më të mira me përfaqësitë ndërkombëtare. Diplomatikisht Basha ka performancën më të mirë nga të gjithë liderët”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY