Një ngjarje e pazakontë ka bërë bujë në mediet rozë ukrainase që flasin për xhirimet e një video-klipi në Shqipëri të këngëtares së njohur 31-vjeçare Anna Dobrydneva. Duke lënë pas karrierën e mëparshme, ajo vazhdon të pushtojë show-bizin e vetme. Kohët e fundit u kthye nga Shqipëria, ku për 12 ditë pushoi në “plazhet-parajsë”, sipas shtypit vendas, dhe xhiroi një video të re.
Se si do të jetë videoja e re, artistja e mban sekret, por vetëm vë në dukje se po përgatit për adhuruesit diçka madhështore.
Regjisori i videos Vlad Koçatkov (Kochatkov) i sugjeroi Anës që klipin ta xhironin në një vend të pazakontë.
“Ky është një vend tepër i bukur dhe për mua, si regjisor, është zbulim i vërtetë. Jam i sigurt se shumë njerëz, pasi të shohin këtë video, nuk do ta kuptojnë menjëherë se ku është xhiruar”, thotë Kochatkov.
Këngëtares i pëlqen të ngasë vetura, sidomos kabrioletë. Në një nga ditët e lira nga xhirimet, kompania, së cilës i përkiste artistja, e njohu me një biznesmen vendas, i cili me mirësjellje ofroi kabrioletin e tij me ngjyrë të zezë me qëllim që ekipi i xhirimit të kishte mundësi të lëvizte nëpër rrugicat e vjetra të qyteteve të lashta shqiptare.
“Kur shkuam te pronari i kabrioletit për t’i kthyer makinën, ai nuk ia shqiste sytë Anës. Kaq shumë i kishte pëlqyer, sa që biznesmeni donte t’ia dhuronte veturën këngëtares. Ne shkuam për ta falënderuar, kurse ai ishte i gatshëm të hiqte dorë nga makina e tij. Vërtet, Ana nuk e pranoi një dhuratë të tillë të shtrenjtë”, tregon regjisori.
Këngëtarja, nga ana tjetër, nuk i përfytyronte dot veprimet kaq bujare të këtij burri. Ajo pranon se është e magjepsur nga vendi dhe banorët e saj.
“Shqiptarët janë një popull i përzemërt dhe i sinqertë. Jam e impresionuar nga bukuria e arkitekturës së lashtë, ngrohtësia e Adriatikut dhe Jonit, kuzhina jashtëzakonisht e shijshme, citon tetovasot.
Meqë ra fjala, këtu nuk përdorin plehra kimike dhe përshpejtues rritjeje, prandaj të gjitha produktet kanë aromë marramendëse. U rekomandoj që të gjithë adhuruesve të ushqimeve të veçanta të vijnë në Shqipëri për t’u kënaqur me larminë dhe karakterin natyror të shijeve”, nënvizon artistja. Gjithsesi mbetet enigmë emri i këtij biznesmeni që fal një kabriolet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/