Një ditë më parë, një foto e Taulant Ballës bëri xhiro në rrjetet sociale, jo aq pse ai kishte dalë me bashskëshorten, por se aksesorët dhe bizhutë e çiftit llogariteshin në rreth 200 mijë euro. Dikush edhe ironizonte, duke shkruar se “më shtrenjtë janë bizhuteritë dhe aksesorët, se sa çifti Balla”.
Një ditë pas kësaj xhiroje të kësaj foto Taulant Balla shfaqet, sikur të mos ketë ndodhur gjë, në konsistuimin e Këshillit të Qarkut të Elbasanit. Çudia në këtë shfaqje bëhet më e madhe, si për momentin e pas publikimit të “inventarit” të aksesorëve e bizhuve që tregojnë për një luks të tepruar, por edhe për deklaratat e sotme urdhëruese ndaj të zgjedhurve vendorë të qarkut të Elbasanit.
“Drejtuesit vendorë të nisin punën, të harrojnë pushimet këtë vit”, urdhëronte Balla…, ndërsa vetë me siguri e “ka mbajtur frymën” jo në ndeshjen Bayern – Real, por ndoshta në ndonjë resort turistik, të shtrenjtë sigurisht, të denjë për nivelin e aksesorëve dhe bizhuterive…
Atë nuk ka kush ta urdhërojë se çfarë duhet të bëjë, por kjo nuk është pengesë që ai vetë të mos privojë të tjerët, qoftë edhe nga të pushuarit…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/