Arroganca e mazhorancës largon opozitën nga komisioni i reformës për drejtësi

Arroganca e mazhorancës largon opozitën nga komisioni i reformës për drejtësi

52
0
Shares

Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi zhvilloi sot mbledhjen e radhës ku mori pjesë edhe opozita.  Dy javë pas arritjes së marrëveshjes mazhorancë-opozitë për reformën në drejtësi, opozita mori pjesë në mbledhje por u largua pas debateve mes mazhorëncës dhe opozitës.
Gjatë mbledhjes, kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve Fatmir Xhafa dhe nënkryetari i saj Eduard Halimi, kanë debatuar për dokumentin analitik për reformën në drejtësi.
Ndërsa kreu i komisionit Xhafa ka propozuar miratimin e analizës së reformës në drejtësi, miratimin në parim të strategjisë dhe planit të veprimit, ka reaguar nënkryetari i komisionit, Eduard Halimi i cili shprehu se opozita nuk pranon që të miratojë dokumentet me arrogancë të dëshmuar nga mazhoranca. “Nëse votohet, kjo është vrastare për procesin”-deklaroi Halimi.
Debati ka vazhduar me reagimin Xhafës ndaj pretendimeve të opozitës,  duke thënë se po diskutohen dokumente që kanë përmbushur standartet e profesionalizmit dhe transparencës.
Pas debateve me anëtarët e mazhorancës, nga mbledhja janë larguar deputetët demokratë, Eduard Halimi, Arben Ristani dhe Gent Strazimiri.
Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ligjeve për reformën në drejtësi, morën pjesë edhe ekspertë e përfaqësues të huaj. Përfaqësues të EURALIUS kërkuan që Presidenti dhe Ministri i Drejtësisë të mos jenë pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
“Duhet menduar përbërje e re e KLD-së. Shumica në këtë institucion duhet të jenë gjyqtarë. KLD përbëhet nga 11 anëtarë, 6 gjyqtarë, dhe të tjerët janë jashtë sistemit”- u shprehën përfaqësuesit e EURALIUS.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY