“Të paktën dikush tregon respekt. Spiro Ksera i dorëzon detyrën Erion Veliajt”.
Fraza të tilla, pasuan tranzicionin në ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë, rreth dy vjet më parë, kur Erion Veliaj merrte në dorëzim këtë ministri.
Nuk munguan edhe përshkrimet në media të ceremonisë dhe se si Spiro Ksera prezantoi në një ceremoni të posaçme ministrin e ri, Erion Veliaj.
Sikurse rëndom ndodh në të tilla ceremoni, nuk munguan vlerësimet e ndërsjella.
“I uroj zotit Erjon Veliaj punë të mbarë, suksese, të jetë i palodhur dhe në shërbim të qytetarëve shqiptare, sidomos të atyre që jetojnë në varfëri ekstreme, që kanë probleme të familjes, të dhunës”, deklaronte ish-ministri Spiro Ksera në urimin e tij.
Edhe ministri i ri Erion Veliaj nuk i kurseu falënderimet e tij për pararendësin
“Të falënderoj për shërbimin dhe gjithçka keni bërë në këtë ministri”.
Por, fill pas kësaj ceremonie, saktësisht rreth tri javë më pas, Erion Veliaj çudit të gjithë me “lajmin e parë” që prodhoi e shpërndau nëpër mediat e majta.
“Spiro Ksera me siguri nuk është i vetmi. Por skandali që ka shpërthyer në Ministrinë e tij, i ka nxjerrë shumë detaje në sipërfaqe. Një prej tyre të le pa fjalë: Ish-ministri i Berishës kishte ndërtuar brenda në Ministri ngjitur me zyrën e tij një apartament luksoz me sallon, kuzhinë, dhomë gjumi me tualet, TV etj, me pamje suite të shtrirë në 120 metra katrorë”, raportonin mediat qeveritare.
Lajmi çuditërisht “i bukur” kaloi pa ndonjë gjurmë për arsyen e thjeshtë se, minimalisht Erion Veliaj duhet të ishte kujdesur të shpërndante ndonjë foto të këtij apartamenti të supozuar.
Duket nuk kishte ndonjë gjë të vërtetë ndaj edhe lajmi u harrua.
Sot, pas betimit si kryebashkiak i ri i Tiranës i Erion Veliajt dhe marrjes në dorëzim të detyrës në një ceremoni të ngjashme me të dy vjetëve më parë, kuriozitet është, se cili do të jetë “lajmi i parë”, “i bukur” por edhe “i harrueshëm” që do të prodhojë kryebashkiaku i ri për pararendësin e tij…?!
Pyetja më e thjeshtë është, “Çfarë kuplaraje do të zbulojë Erion Veliaj në godinën e bashkisë së Tiranës, që të bëjmë pak të habiturin, por më pas ta përcjellim me të qeshura dhe ironi…, sikurse “zbulimin” e apartamentit të Spiro Kserës në ministri….?!”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/