Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dështimi dhe korrupsioni me të ardhurat, 134 milionë dollarë në xhepat e ministrave

04/08/2015
Dështimi dhe korrupsioni me të ardhurat, 134 milionë dollarë në xhepat e ministrave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike bëri të ditur sot se ministria e Financave nxori në pah gënjeshtrat e Edi Ramës për arritjet në Tatime dhe Dogana të cilat PD i ka denoncuar më përpara.
“Më e rënda është se këto 134 milionë dollarë mungojnë në buxhet dhe kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve, e ministrave e klientelës së Edi Ramës”,  tha deputeti Edmond Spaho në një deklaratë për shtyp nga selia PD.
“Pranimi zyrtarisht i këtij dështimi nga Ministria e Financave ka nxjerrë në pah gënjeshtrat e Edi Ramës, i cili vetëm pak ditë më parë kur bëri bilancin, foli për arritje e suksese.
134 milionë dollarë që mund të ishin pensione të rritura, apo paga më të mira, shkolla e kopshte, rrugë të reja, ujësjellës apo rrjet i ri energjetik, rimbursim për energjinë apo ndihma ekonomike për të varfërit, nuk ekzistojnë sot sepse janë kthyer në pasuri për një grusht njerëzish e janë përdorur për të blerë vota” tha Spaho.
“PD e ka denoncuar por Edi Rama e mohoi dhe fliste për rritje e arritjes, por e vërteta doli në shesh” tha më tej deputeti demokrat Edmond Spaho.
edmond spaho_copy_2“Ky korrupsion galopant i ka dhënë pasojat, siç e dimë përfaqësuesi i FMN u shpreh i zhgënjyer dhe fondi monetar ka vendosur të mos lëvrojë kredinë. Edhe pse Edi Rama vendosi taksat më të larta në rajon, ai sot ka performancën më të dobët në rajon në grumbullimin e të ardhurave.
Para këtij fakti tronditës, nuk ka asnjë shenjë reflektimi. Përkundrazi, në filozofinë e Edi Ramës, fajin e ka populli.
Ai nuk ka ndërmend të ndalojë e të marrë masa për hajdutërinë e hajdutët rreth tij, por ka shpallur se do të rrënojë popullin, do ti tregojë atij burgun, me një fushatë kërbaçi që ka vendosur të nisë në shtator.
Ka ndërmend ti nxjerrë në kurriz të popullit, të ardhurat që nuk ua merr miqve të tij biznesmenë, të ardhurat që nuk ia merr klientelës së tij në dogana. Të ardhura që sigurisht i ndan me ta.
Qytetarët e këtij vendi kanë duruar shumë padrejtësi të kësaj qeverie, dhe zor se do të durojnë edhe padrejtësinë e mbulimit të korrupsionit e selektivitetit në pagimin e taksave dhe detyrimeve doganore”.
Në emër të PD-së Spaho deklaroi se zgjidhja e vetme është ulja e taksave, një administratë e ndershme në tatime e dogana dhe premtoi se sapo shqiptarët tu besojnë qeverisjen opozita do ta bëjë taksën e sheshtë më të ulët në rajon”, denoncoi më tej deputeti demokrat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026
Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
Hyri i qeshur dhe doli nervoz, çfarë ndodhi në gjyqin e djalit të deputetit Rraja

Apeli lë në burg “tregtarët” e mëdhenj ndërkombëtarë të Fushë Krujës

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026
Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.