1. Arkivat sekrete të Vatikanit, Vatikan
Lista fillon me vendin më të lehtë për t’u gjetur, por më të vështirin për të pasur qasje. Të gjithë e dimë se mes mureve të Vatikanit ku ka rreth 85 metra rafte përplot me dokumente dhe libra, shumë pak njerëz kanë mundur të hyjnë dhe ky vend është një nga vendet me sigurinë më të lartë në botë. Askush nuk e di se sa, dhe çfarë informacioni gjendet brenda.
2. Area 51 (Zona 51), Nevada – SHBA
Nuk ka ndonjë dëshmi për ekzistencën e këtij vendi, por shumë teori ekzistojnë për bazën ushtarake ‘Zona 51′ të cilat kanë bindur jo vetëm amerikanët, por edhe pjesën tjetër të botës se diçka që ka të bëjë me alienët fshihet atje. Ka apo nuk ka informacione nuk është e rëndësishme, por të gjithë jemi të bindur se dokumentet dhe eksperimentet që gjinden atje duhet të jenë jashtëzakonisht të siguruara.
3. Ishulli i gjarpërinjëve, Brazil
Në këtë ishull nuk do të gjeni asgjë tjetër përveçse numrin më të madh të gjarpërinjëve helmues të përqendruar në një vend. Edhe pse në këtë vend nuk ka pengesa burokratike apo ndalesa qeveritare që të mos vizitohet, e vërteta është se nëse dëshironi të mbeteni i gjallë as mos e mendoni të shkoni atje. Shumë pak kanë mbetur të gjallë për të treguar se si duket atje.
4. Zyra e Shërbimit Intelegjent të Izraelit ‘MOSSAD’
Të zbulohet se ku gjendet ndërtesa e shërbimit intelegjent të Izraelit me siguri se është një nga sfidat më të mëdha në botë. Sido që të jetë, edhe pse teori dhe ide ka shumë e sidomos nga vendet Arabe, ajo që dijë është se ajo ndërtesë duhet të jetë afër Tel Avivit, dhe ka shumë udhëtues dhe reporterë të cilët i kanë ecur rrugët e kryeqytetit Izraelit për ta gjetur këtë vend, por pa sukses.
5. Linja 2 e Metrosë, Moskë – Rusi
Kjo listë mbyllet me ‘Linjën e Metrosë Numër 2′ në Moskë të Rusisë. Ky është një nga vendet më interesante në botë, por njëkohësisht edhe me historinë më të çuditshme, dhe si duket në rrugët e kryeqytetit rus flitet për legjendën se metronë që e përdorin qytetarët është vetëm njëra nga 2 linjat ekzistuese. Ekziston edhe një tjetër, ‘Linja 2′ e metrosë së Moskës, e ndërtuar gjatë ‘Luftës së Ftohtë’ dhe e cila do të përdorej vetëm nga njerëzit më të fuqishëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/