Një vajzë 12-vjeçare nga Britania ka arritur rezultatin më të lartë të inteligjencës, duke ia kaluar edhe dy gjenive të çertifikuar, Stephen Hawking dhe Albert Ajnshtajn.
Nicole Barr, nga Essex, ka arritur 162 pikë në testin e inteligjencës, dy pikë më shumë se të dy shkenctarët Hawking dhe Ajnshtajn. Mesatarja e nivelit të inteligjencës për fëmijët është 100 pikë, dhe çdo rezultat më lartë se kjo shifër konsiderohet nivel gjeniu.
“Kur mora vesh se kam arritur një rezultat kaq të lartë, u shokova, pasi nuk e prisja”, ka thënë Nicole, që vijon mësimet në akademinë Burnt Hill, në Harlow.
Nëna e Nicole, Molly Buckland ka thënë se vajza e saj është jashtëzakonisht e vetëdijshme dhe ëndërron të bëhet mjeke. “
Ajo është një fëmijë jashtëzakonisht punëtore. Ajo qëndron për orë të tëra pas shkollës që t’i kryej detyrat e shtëpisë. Që prej vegjëlisë ajo ka gjetur gabime nëpër revista dhe libra. Ajo është vajzë e lumtur, që gjithmonë kërkon detyra të reja për të kryer”, tha nëna e Nicole.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/