Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nafta në bursat ndërkombëtare ulet, në Shqipëri vazhdon të rritet

05/08/2015
Nafta në bursat ndërkombëtare ulet, në Shqipëri vazhdon të rritet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndonëse në 3 muajt e fundit, çmimi i naftës ka rënë në bursë me gati 30 për qind, duke prekur sërish nivelet më të ulëta historike, në tregun vendas ai mbetet në nivelet më të larta të të gjitha kohërave.
Sipas BBC-së, nga gati 70 dollarë për fuçi që shënonte në qershor, ditët e fundit në bursën e Londrës nafta është kuotuar me rreth 50 dollarë për fuçi, duke zbritur sërish në nivelet më të ulëta.
Por, në të njëjtën kohë, çmimi i naftës në tregun vendas është rritur dhe aktualisht kutohet me rreth 187 lekë për litër, në pikat me pakicë, një nivel afër rekordeve historike.
nbrsUlja e fundit e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe mosreflektimi i saj në vend, e kanë çuar Shqipërinë zyrtarisht në vendin e 15 në botë për nga çmimi më i lartë i naftës. Sipas “Global Petroleum Prices”, aktualisht në Shqipëri nafta kuotohet me 1.28 euro për litër, ose 10 cent më shumë se në Gjermani, Francë apo në Belgjikë.
Në fillim të qershorit, çmimi i naftës në Shqipëri ishte 1.23 euro për litër, ndërsa në Gjermani ishte 1.25 euro për litër. Që nga ajo kohë, çmimi në Gjermani është ulur me 7 cent të euros për litër, ndërsa në Shqipëri është rritur me 5 cent të euros.
Shqipëria ka një sistem të rëndë taksimi te karburantet, ku përmes taksës së Qarkullimit thuajse ka dyfishuar akcizën. Paralelisht tregu është i ngurtë dhe nuk reflekton uljet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Një situatë kjo, që e ka ngjitur Shqipërinë në majën e vendeve me çmimin më të lartë të karburanteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

POGRADEC/ 78-vjeçari bën për spital të shoqen, goditje me dru

27/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

27/06/2026
Erodeputetja italiane në protestë: Korrupsioni ndërton sunduesit e qytetarëve

Erodeputetja italiane në protestë: Korrupsioni ndërton sunduesit e qytetarëve

27/06/2026
Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

DITA 28/ Protesta, Progni: Endri Fuga, blerja e re e korrupsionit për të thyer algoritmin

27/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

POGRADEC/ 78-vjeçari bën për spital të shoqen, goditje me dru

27/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

27/06/2026
Erodeputetja italiane në protestë: Korrupsioni ndërton sunduesit e qytetarëve

Erodeputetja italiane në protestë: Korrupsioni ndërton sunduesit e qytetarëve

27/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.