DOSJA ARBEN NDOKA/ Si e mori peng të fejuarën e vëllait deputeti...

DOSJA ARBEN NDOKA/ Si e mori peng të fejuarën e vëllait deputeti i PS-së, skema dhe dëshmia e italianit

197
0
Shares

Të trafikosh të fejuarën e vëllait dhe më pas ta marrësh peng atë, kjo mund të ndodhë vetëm te kriminelët më çnjerëzorë që mund të ketë njohur historia e mafias. E tillë është historia e deputetit të Ramës, Ndoka, i cili është në Parlament dhe ka mbrojtjen e plotë të kreut të qeverisë.
Historia e trafikimit të të fejuarës të vëllait të Ndokës ka ndodhur në vitin 1996, kohë kur e fejuara e vëllait të Arben Ndokës është thërritur në Itali për të punuar. Ndoka i ka gjetur punë si prostitutë. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes të së keqes. Ana tjetër e këtij krimi ka të bëjë me atë se në momentin kur ish-e fejuara e vëllait ka tentuar që të largohet nga prostitucioni dhe ka rënë në dashuri me shtetasin italian, atëherë ajo është marrë peng, sepse ka rrëfyer në polici të gjithë historinë e saj se si është trafikuar në Itali.
“Në bashkëpunim me persona të tjerë si nxitës dhe organizatorë kanë nxitur shtetasen Suela Gjoni të vinte nga Shqipëria në Itali me qëllim ushtrimin e prostitucionit. Gjithashtu kanë favorizuar dhe shfrytëzuar prostitucionin e Suela Gjonit, duke e shoqëruar në vendin e punës e duke e vëzhguar dhe duke bërë që fitimi i punës së saj të shkonte tek Raduloviç”, thuhet në vendimin e Gjykatës Penale të Romës.
Raduloviç është emri i një tjetër bosi të mafies me të cilin bashkëpunonte Ndoka në trafikun e prostitucionit.
Suela Gj,. e cila rezulton të jetë shtetasja e trafikuar sipas Gjykatës italiane është detyruar nga Arben Ndoka nën kërcënimin e armës që të prostituonte, ndërsa e kanë torturuar atë që të bëhet pjesë e rrjetit të prostitucionit.
“Aktin e kanë kryer me anën e kërcënimit me vdekje dhe me dhunë, që ka konsideruar në rrahjen e vajzës dhe akuzuar për prostitucion”.
Duke qenë se vajza ka refuzuar të bëhej prostitutë, atëherë Ndoka e ka mbajtur atë peng, duke e mbyllur me çelës në banesë.
“E mbanin të mbyllur me çelës në banesën në rrugën Piazza D’Armi, n. 10 në Spoleto”, thuhet në vendimin e Gjykatës italiane.
Nga hetimi ka rezultuar se e fejuara e vëllait të Ndokës është trafikuar jo vetëm në një qytet. Gjykata italiane thotë se ajo është transferuar edhe në Romë për të prostituuar, ndërkohë që këtu ka lindur edhe problemi i madh për Ndokën. Kjo pasi Suela Gj., ka rënë në dashuri me një shtetas italian, dhe së bashku kanë bërë denoncimin në polici për trafikantin Ndoka.
“I dënuari Arben Ndoka dhe vëllai i tij, Kujtim e çuan shtetasen Suela Gjoni të prostituonte. Më vonë ata e transferuan atë në Romë, ku Suela Gjoni njohu një klient të quajtur Margheri Mario me të cilin pati marrëdhënie sentimentale, ku si rezultat i këtij veprimi ka ardhur dhe vendimi i denoncimit të ish-të fejuarit të saj, Kujtim Ndoka për shfrytëzim prostitucioni, ku ky i fundit u arrestua dhe më pas ai është liruar”, thuhet në vendimin e Gjykatës Penale të Romës.
Pengmarrja e dytë e Suela Gj., nga Ndoka i ngjan një tjetër akti mafioz të denjë për skenar filmash. Ndërsa ajo udhëtonte me makinë me të dashurin e saj italian, makina është ndaluar nga Ndoka dhe nën kërcënimin e armëve e kanë marrë atë peng për ta nisur në drejtim të Milanos.
“Më datën 9 shkurt, Suela Gjoni po udhëtonte me një veturë që drejtohej nga shoku që bashkëjetonte me të, Mario Margheti, kur mjeti është ndaluar nga një veturë ‘Golf’, ku gjendej ish-i fejuari i Suela Gjonit, shtetasi Kujtim Ndoka bashkë me tre shqiptarë të tjerë, duke e detyruar Suela Gjonin të zbriste nga makina e italianit dhe të shkonte me të te një avokat, para të cilët të tërhiqte akuzat në ngarkim të shtetasit Kujtim Ndoka, pasi ky do të gjykohej pas disa ditësh nga Gjykata e Romës për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në dëm të vajzës. Në makinë ishin shtetasit Kujtim e Arben Ndoka dhe shtetas të tjerë shqiptarë”, thuhet më tej në vendimin e Gjykatës Penale të Romës.
Arsyeja e pengmarrjes së dytë që iu bë vajzës ka qenë për ta detyruar atë që të tërheqë denoncimin, por edhe që të mos paraqitej si dëshmitare në Gjykatën e Romës. Nuk dihet se cili do të kishte qenë fati i vajzës sikur ajo të mos kishte njoftuar karabinierët. Ndoshta sot Suela Gj., do të ishte e vdekur, megjithëse nuk dihet ende se si ka vazhduar jeta e saj sikur shteti italian të mos vinte në pranga trafikantin pengmarrës, të cilin Rama e mban sot me vetëmohim deputet në Kuvend.
“Vetura është drejtuar në drejtim të Milanos, ku shtetësja Suela Gjoni do t’ju besohej disa shqiptarëve të tjerë. Mëngjesin e ditës tjetër, në Bollate, pasi ka hyrë në një bar me bashkëkombësit e saj, shtetësja Gjoni ka arritur të flasë me një kameriere, të cilës i ka kërkuar të lajmëronte karabinierët, ku më pas me ardhjen e tyre aty, ajo ka bërë denoncimin e saj. Ajo ka dëshmuar se ishte bërë objekt goditjeje nga ana e Kujtimit dhe kërcënimesh nga ana e dy vëllezërve Ndoka”, thuhet më tej në vendimin e Gjykatës Penale të Romës.

Dëshmia e italianit
Një akt tjetër që ka fundosur trafikantin Ndoka ka qenë dëshmia e shtetasit italian, i cili bashkëjetonte me vajzën Sulea Gj. Ai para gjykatësve ka dëshmuar të gjithë skenën e ngjarjes, ku e fejuara e tij u mor peng nga trafikanti Ndoka. Kjo dëshmi e ka fundosur edhe më shumë Ndokën për të cilin Gjykata dha edhe vendimin përfundimtar, duke e dënuar me burgim prej 7 vitesh dhe 6 muaj.
“Edhe dëshmitari Margheri ka dëshmuar para Gjykatës se makinës së tij i kishte prerë rrugën ‘Golfi Diesel’ dhe kishin zbritur dy djem, ku njëri nga ata ishte shtetasi i dënuar Arben Ndoka, të cilët me kërcënimin e një pistolete që linte të kuptohej që e mbanin në xhep, kishin detyruar vajzën të zbriste e kishin nxjerrë nga makina dhe duke e mbajtur për krahu e kishin hipur në ‘Golf’.
Për të gjitha këto veprime të kundërligjshme shtetasi shqiptar Arben Ndoka është deklaruar fajtor për krimin e parashikuar nga nenet 81, 110, 48, 61 n. 2 në referim të nenit 372, 605 të Kodit Penal dhe përfundimisht është dënuar me 7 vjet e gjashtë muaj burgim ndalimi në zyrat publike prej 5 vjetësh dhe lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për këtë dënim, ku vuajtja e dënimit nga data e burgimit është dt. 31.05.2002”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Skema e marrjes peng sipas Gjykatës italiane
Më datën 9 shkurt, Suela Gjoni po udhëtonte me një veturë që drejtohej nga shoku që bashkëjetonte me të, Mario Margheti, kur mjeti është ndaluar nga një veturë “Golf” ku gjendej ish-i fejuari i Suela Gjonit, shtetasi Kujtim Ndoka bashkë me tre shqiptarë të tjerë, duke e detyruar Suela Gjonin të zbriste nga makina e italianit dhe të shkonte me të te një avokat, para të cilët të tërhiqte akuzat në ngarkim të shtetasit Kujtim Ndoka, pasi ky do të gjykohej pas disa ditësh nga Gjykata e Romës për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në dëm të vajzës. Në makinë ishin shtetasit Kujtim e Arben Ndoka dhe shtetas të tjerë shqiptarë.
Vetura është drejtuar në drejtim të Milanos, ku shtetësia Suela Gjoni do t’ju besohej disa shqiptarëve të tjerë. Mëngjesin e ditës tjetër, në Bollate pasi ka hyrë në një bar me bashkëkombësit e saj, shtetësja Gjoni ka arritur të flasë me një kameriere, të cilës i ka kërkuar të lajmëronte karabinierët, ku më pas me ardhjen e tyre aty ajo ka bërë denoncimin e saj. Ajo ka dëshmuar se ishte bërë objekt goditjeje nga ana e Kujtimit dhe kërcënimesh nga ana e dy vëllezërve Ndoka.
Edhe dëshmitari Margheri ka dëshmuar para gjykatës se makinës së tij i kishte prerë rrugën “Golfi Diesel” dhe kishin zbritur dy djem, ku njëri nga ata ishte shtetasi i dënuar Arben Ndoka, të cilët me kërcënimin e një pistolete që linte të kuptohej që e mbanin në xhep, kishin detyruar vajzën të zbriste e kishin nxjerrë nga makina dhe duke e mbajtur për krahu e kishin hipur në “Golf”.

Vendimi i Gjykatës shqiptare pas arrestimit të Arben Ndokës

Vendosi
1 – Njohjen e vendimit penal të formës së prerë Nr. 6358, datë 18. 12. 1996 të dhënë nga Gjykata Penale Romë në Itali ndaj shtetasit shqiptar Arben Ndoka, i cili është dënuar me këtë vendim me 7 vjet e 5 muaj e 27 ditë burgim si më poshtë.
   a- Për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese e në bazë të nenit 114/5 të Kodit Penal e dënon shtetasin Arben Ndoka me 7 vjet e 5 muaj e 27 ditë burgim.
   b- Për veprën penale të heqjes së paligjshme të lirisë të parashikuar nga neni 110 i Kodit Penale dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 vjet e 6 muaj burgim.
   c- Përfundimisht bazuar në kërkesat e nenit 55 të Kodit Penal dënimin e shtetasit Arben Ndoka me 7 vjet e 27 ditë burgim.
   ç- Vuajtja e dënimit i fillon nga dita e arrestimit dt. 31.05.2002.
2 – Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të dënuarit Arben Ndoka.
3 – Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Apelit Shkodër.
4 – Të njoftohet për këtë vendim i dënuari Arben Ndoka.
U shpall në Lezhë më datë 14.04.2003.

 

Marrë nga
Gazeta “Rilindja Demokratike” (RD)
Arben Shahini

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY