Rama përkrah Roshit, promotor i krimit në politikë dhe administratë

Rama përkrah Roshit, promotor i krimit në politikë dhe administratë

61
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar pas pamjeve të publikuara të Edi Ramës me Elvis Roshin në Kavajë.
Sipas PD, shfaqja e Ramës përkrah Roshit dëshmon se kryeministri është mbrojtës i krimit në politikë, pikërisht kur PD paraqiti publikisht platformën e saj kundër dekriminalizimit. Në deklaratë thuhet se duke dalë publikisht në krah të Elvis Roshit, Rama po sfidon qytetarët, opozitën, SHBA-të dhe partnerët europianë të cilët janë të angazhuar për të pastruar politikën dhe administratën nga personat e lidhur me krimin e me precedentë penalë.

Deklarata e plotë e PD
“Edi Rama u shfaq sërish si mbrojtës i krimit në politikë, pikërisht pasi Partia Demokratike paraqiti publikisht platformën e dekriminalizimit. Duke dalë nëpër ambjente publike në krah të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Edi Rama po sfidon qytetarët, opozitën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e partnerët europiane, të gjithë të angazhuar e me vullnet të qartë për ta pastruar politikën e zyrat publike nga përsonat e inkriminuar e me precedentë të tmerrshëm penale.
Platforma e dekriminalizimit sjell ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të të zgjedhurit të tij në Kavajë, por dhe në parlament, bashki e zyra të tjera, por Edi Rama ka preferuar t’i japë garanci njeriut të tij të dënuar për trafik droge në zvicer, duke kaluar pushimet me të e duke u shfaqur me të në sytë e qytetarëve. Me besnikërinë e shfaqur ndaj Roshit, Edi Rama dëshmoi se është kundër dekriminalizimit, dhe mbetet promotor i palodhur i krimit në politikë e administratë. Çlirimi i politikës dhe i zyrave publike nga krimi nuk ka për t’u mbajtur dot peng nga Edi Rama.
Partia demokratike është më e vendosur se kurrë ta çojë përpara procesin jetik të shkëputjes së vendimmarrjes nga krimi, nga soji i Roshit, Ndokës, Bushit e qindra ta tjerëve që kanë kapur pushtetin përmes Edi Ramës. Nëse vendos të mbrojë deri në fund krimin, Edi Rama do të ketë fatin e tyre. Vullneti i shumicës së shqiptarëve që kanë në krah partnerët ndërkombëtarë nuk ndalet dot nga aleanca në minorancë e krimit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY