Një 30 vjeçar ka mbetur viktimë e dhunës fizike të policisë së Shkodër, ndërsa familjarët e tij denoncojnë në media.
Ngjarja e pasuar me dhunë ka nisur në Postribë ku banonte 30 vjeçari, për të vazhduar edhe në komisariat, deri në përfundimin e të dhunuarit, Bari Malaj, me fraktura në kokë e në trup, në urgjencën e Shkodrës.
Sipas vëllait të të dhunuarit, Den Malaj, policia e ka goditur vëllanë e tij keq.
“Vëllai është në urgjencën e spitali Shkodër në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka pësuar fraktura në kokë e në trup”.
Vëllai i Bariut, Den Malaj, tregon më tej se “ai është goditur në banesë e në komisariat. Vëllai punëtor ngarkim shkarkim drurësh. Nuk i dimë arsyet e kësaj dhune”.




