Gentian Isufaj është ekstraduar nga aeroporti i Rinasit drejt në Italisë. 27-vjeçari nga Kopliku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pas lëshimit të urdhër-arrestit nga Gjykata e Milanos në datën 15 prill të këtij viti për veprën penale “Trafikimit të narkotikëve“. Ky shtetas, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë i kanë shitur një sasi prej 270 gram lëndë narkotike e llojit Kokainë një shtetasi shqiptar në qytetin Arcinate.
Bashkëpunimi i Interpol Tirana me Policinë e shtetit u finalizua me arrestimin e Gentian Isufaj, me qëllim për ta esktraduar drejt Italisë.




