Kultivimi i në 2015 thuajse është dyfishuar, ndërkohë policia ka identifikuar dhe arrestuar dy herë më tepër autorë se një vit më parë. Ky fakt konfirmohet nga Drejtori i Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Policinë e Shtetit, Skënder Kalemi.
“Po të shikojmë të bëjmë një krahasim me vitin 2014 në evidencë del që sivjet ka një sasi gati dyfishin e mbjelljes së kësaj bime. Duke menduar që është sezoni turistik është periudha e zgjedhjeve dhe angazhimi i policisë do të jetë i pakët në terren dhe ndoshta njerëzit kanë menduar që mund të kryejnë këtë veprimtari pa u ndëshkuar na organet e zbatimit të ligjit”, shprehet Kalemi për A1 Report.
Ai thotë se në një rast është identifikuar dhe goditur një laborator i mirëfilltë i kultivimit të kanabisit me metoda të ngrohjes me llamba.
“Sivjet kultivuesit kanë ndjekur disa metodika në drejtim të mbjelljes së bimëve narkotike, kryesisht ato i kanë mbjell në parcela shumë të vogla, në mes të pyjeve të cilat janë nënshtruar metodikës së mbjelljes nëpër sera me burim drite, e cila konkretisht është një nga pothuajse laboratorët më të mëdhenj që është gjetur deri tani në Shqipëri është ajo magazina prej 750-800 metra katror e cila ishte ndërtuar në dy kate dhe ku ishin mbjellë 10020 rrënjë bimë narkotike”, thotë Kalemi.
Ndryshe nga viti i kaluar, në këtë vit është vërejtur se edhe Shërbimi Informativ Shtetëror, SHISH, ka bashkëpunuar efektivisht me policinë duke sjellë edhe rezultate konkrete.
“Bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë qoftë me pushtetin lokal por edhe në rastin konkret me shërbimin informativ i cili ka qenë konstruktiv këtë vit, ka qenë bashkëpunues dhe informacionet kanë qenë pothuajse të tilla që kanë ndjekur rrjedhën edhe të informacionit të policisë”, thotë ai.
Drejtori i parandalimit të Krimit në Polici, flet edhe për vështirësitë që ka hasur policia në goditjen ndaj fenomenit.




