PD, në shtator analiza e zgjedhjeve në degë, humbësit përballen me rezultatet

PD, në shtator analiza e zgjedhjeve në degë, humbësit përballen me rezultatet

70
0
Shares

Muaji shtator do të jetë për Partinë Demokratike muaji i analizës së zgjedhjeve të 21 qershorit. Grupi i punës i ngritur pranë PD, në përbërje të të cilit janë Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, ai Organizativ, Eno Bozdo dhe ai për Çështjet Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka përpiluar raportin i cili tashmë i është dorëzuar kryetarit Basha. Ditët e para të shtatorit, përmes një udhëzimi të veçantë, kryetari Basha do shpallë analizën në degët lokale, çka nënkupton zbritjen në bazën e PD.
Ndër degët më problematike, nga ato që prodhuan rezultate të dobëta për Partinë Demokratike, janë dega e Durrësit, Kavajës, Vlorës, Fierit, Hasit, Dibrës, Elbasanit, Librazhdit, Korçës, Bulqizës, Gjirokastrës. Edhe pse pritshmëritë ishin ndryshe, PD regjistroi një rezultat shumë të dobët në Bashkinë e Durrësit. Kavaja po ashtu u shndërrua në një “hendek” për PD-në, duke humbjen e votave në krahasim me 2011-ën. Dega e Librazhdit, Elbasanit, Dibrës dhe Hasit po ashtu konsiderohen ndër më problematiket për Partinë Demokratike, pasi shifrat e tyre në 21 qershor, ishin jashtë çdo parashikimi të brendshëm të PD. Jo pa qëllim, kryetari Basha ka theksuar se do të ketë një analizë të thellë, sidomos për degën e Durrësit dhe atë të Dibrës, por duke mos anashkaluar Elbasanin, apo dhe Vlorën e Fierin.
Partia Demokratike shënoi rezultat pozitiv për kryetar bashkie në 15 njësi të reja vendore. PD fitoi bashkinë Shkodër, Vau i Dejës, Lezhë, Mat, Klos, Kukës, Tropojë, Përmet, Dropull, Selenicë, Vorë, Kamëz, Pogradec, Devoll dhe Mallakastër. Rezultati pozitiv në garën për kryetarët, edhe pse në këto bashki PD ka humbur thellë këshillin bashkiak, bën që edhe raporti i analizës të jetë pozitiv.
 

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Urdhri_i_Lulzim_Bashes_PD_fillon_analizen_e_humbjes_nga_analiza_e_rezultateve_sot_afati_i_fundit_per_deget_4677_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY