Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sezoni turistik, pa ujë dhe drita

11/08/2015
Sezoni turistik, pa ujë dhe drita
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demoratike ka ngritur shqetësimin për mungesën e ujit dhe dritave në këtë sezon turistik. Në një deklaratë për mediat, Jamarbër Malltezi u shpreh: “
Në kulmin e sezonit turistik, shqiptarët po përballen me probleme që tashmë i kishin harruar. Në Durrës mungon uji, ndërsa në jug dritat. Në kulmin e këtyre mungesave, qeveria na prezanton ligjin e ri për turizmin që dhunon pronën private dhe ligjin e prokurimeve publike”.
Ai tha se kjo situatë është e papranueshme për PD-në dhe seqeverisja Rama-Meta po i çon shqiptarët shumë kohë mbrapa në kohë.

Deklarata e plotë
Në kulmin e sezonit turistik shqiptarët dhe turistët po përballen me çështje bazike që mendonim të ishin kaluar prej shumë vitesh. Durrësi dhe gjithë zona turistike rreth tij po përballet me mungesa uji qysh prej shumë ditësh, ndërsa gjithë bregu i Jonit dhe mbarë vendi vuajnë ndërprerjet e stërzgjatura të energjisë elektrike që i kishim harruar prej vitesh.
Në këtë sezon turistik patëm dhjetra risi aspak të këndshme:
1. Maskat plaçkisin në mes të ditës pranë Aeroportit.
2. Gjithë bregdeti është falas-djegas për drita përditë.
3. Uji konsiderohet luks ndaj vjen me orare të shkurtuara në gjithë bregdetin.
4. Radhë kilometrike për pushuesit kryesorë që na vijnë nga Kosova.
5. Asnjë impiant i ri për trajtimin e ujërave të ndotura në zonat bregdetare.
6. Bingo bën ai që gjen një plazh të vetëm publik të mirëmbajtur.
7. Kemi kulla vrojtimi por pa roje dhe rrezik i shtuar për pushuesit që mund të genjehen nga fasada.
8. Më lirë kushton një dhomë hoteli në Greqi se një çader e dy karrige tek plazhet private që ndajnë paratë me koçot dhe oligarkët në Jon.
9. Asnjë rrugë e re në zonat turistike.
10. Udha e Kombit ka mbetur pa përfunduar për vetëm 2 km dhe qeverisë nuk i dalin 2 vjet për të mbaruar 2 km rrugë që rrezikon jetët e turistëve kryesore që vijnë në Shqipëri.
11. Skandale në paraqitjet ne panairet nderkombetare të turizmit ku ne Expo 2015 ne Milano, Shqiperia u paraqit me vere siciliane, ndërsa ne Oslo me stendat bosh. Paratë për prezantimin e Shqipërise në panairet ndërkombetare u përlanë nga vëllezërit e qeveritarëve.
Në kulmin e këtyre mungesave qeveria prezantoi si zgjidhje ligjin e ri për turizmin që në thelb dhunon Kushtetutën lidhur me të drejtën e qeverisjes vendore për administrimin e territorit, dhunon pronën private dhe sigurinë juridike duke shpërfillur të drejtat pronësore të qytetarëve dhe dhunon ligjin e prokurimeve publike ku neni 30 pika 4 shprehet “Fondi për turizmin nuk i nënshtrohet legjislacionit të prokurimit publik”, thënë shqip, vidhen me ligj paratë publike duke u ndarë mes zyrtarëve të Edi Ramës.
Qeverisja e dyshes Rama-Meta po na çojnë shumë prapa në kohe, kur në kulmin e sezonit turistik në 2015 bëjmë pyetjet që i kishim harruar prej 10 vitesh si; “A ka drita? Po ujë?”
Për Partinë Demokratike dhe Shqiptarët këto bjerrje të standardeve janë të papranueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

24/04/2026
Prokuroria, ja si funksionoi skema e mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve

KLSH: 80% e barnave në treg janë kopje, shqetësime për çmimet dhe cilësinë

24/04/2026
Aksident tragjik në autostradën Fier Vlorë, 4 persona humbin jetën, shuhet gjithë familja

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë–Milot, makina ndahet përgjysëm, humb jetën një pasagjere

24/04/2026
Lefter Koka: Përgjegjësinë për inceneratorin e Elbasanit e ka qeveria

SPAK kërkon rikthimin në burg të Lefter Kokës, pas lirimit nga Apeli. Por ku është ai

24/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

24/04/2026
Prokuroria, ja si funksionoi skema e mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve

KLSH: 80% e barnave në treg janë kopje, shqetësime për çmimet dhe cilësinë

24/04/2026
Aksident tragjik në autostradën Fier Vlorë, 4 persona humbin jetën, shuhet gjithë familja

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë–Milot, makina ndahet përgjysëm, humb jetën një pasagjere

24/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.