Meta: LSI është kundër personalizimit dhe parcelizimit të qeverisë

Meta: LSI është kundër personalizimit dhe parcelizimit të qeverisë

60
0
Shares

Në prag të nisjes së sezonit të ri politik e parlamentar dhe ndërsa në media është folur për një klimë jo shumë miqësore në gjirin e koalicionit PS-LSI, kryetari i LSI Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Neës24, ku ka dhënë përgjigje për një sërë pyetjesh që qarkullojnë në opinionin publik dhe atë mediatik.
Meta ka komentuar situatën dhe treguesit e fundit ekonomikë, duke rihedhur e duke trajtuar tezën e një “politike më të mençur” taksash, me anë të së cilës sipas tij, të mbrohen shtesat e margjinalizuara të shoqërisë.
“Politika e taksave është një instrument mjaft i rëndësishëm, që ka nevojë për rivlerësime të vazhdueshme, siç i bëhen vlerësime dhe rivlerësime performancës nga misioni i FMN, që i shërben përmirësimit në të ardhmen. Mendoj se në ekonomi, ideologjizimi i tepruar dhe dogmatizmi nuk mund të sjellin progresin që kërkohet… Politikë e mençur e taksave dhe ekonomike është ajo që sjell një rritje ekonomike në potencialet që ka vendi dhe jo nën potencialet e tij”, shprehet Meta.
Kreu i Parlamentit ka deklaruar se edhe dukuria e azil-kërkimit nga shqiptarët, është një paralajmërim gjithnjë e më serioz për vëmendjen që duhet t’iu kushtojmë ekonomisë dhe problemeve sociale.
Meta ka sqaruar edhe pozicionin e LSI lidhur me çështjen e dekriminalizimit, ndërsa ka siguruar se reforma e pritshme në drejtësi përbën një element mjaft i rëndësishëm për të forcuar shtetin ligjor me qëllim që të përmirësojmë ekonominë e vendit tonë.
Natyrisht Meta iu është përgjigjur edhe pyetjeve lidhur me raportet aktuale PS-LSI, apo për zërat e një koalicioni të mundshëm PS-PD, madje edhe LSI-PD.
“Raporti PS-LSI është mjaft pozitiv, konstruktiv dhe bashkëpunues dhe sidomos raporti me socialistëve në përgjithësi… Sa pë koalicionin PD – LSI, ne nuk jemi votuar për një koalicion të tillë. Di që zoti Paloka ka dhënë një përgjigje, të cilën zoti Vasili e ka mbështetur dhe mua s’m ngelet tjetër veccse ti mbështes të dyja… LSI është një forcë politike e lindur nga kurajoja, dhe frika nuk është cilësi e karakteristikë e kësaj force politike. Kjo është një çështje që s’ka fare lidhje me Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila ka një axhendë të qartë e shumë konkrete”, shprehet Meta.
Ilir Meta jep përgjigje të qarta për pozicionin e LSI në raport me qeverisjen dhe nevojës së përmirësimit të saj, ashtu sikundër shprehet kundër personalizimit dhe parcelizimit të qeverisë.
“LSI është kundër personalizimit dhe parcelizimit të qeverisë dhe ka punuar për frymën e bashkëpunimit brenda qeverisë dhe koalicionit. LSI ka qenë një shembull i shkëlqyer i pjekurisë politike dhe tolerancës, ndaj është detyra jonë jo vetëm të mbështesim qeverinë, por edhe të mbajmë në qendër të vëmendjes problemet më të rëndësishme që ka vendi, të cilat janë problemet ekonomike, që janë sfida të ristrukturimit të saj, të kapërcimit të një modeli që nuk mund të japë më atë rritje që shpresohej”.
Gjatë intervistës së tij kreu i LSI komenton edhe një takim të mundhsëm që mund të jetë zhvilluar mes kryesocialistit Rama dhe paraardhësit të tij Nano, duke thënë se ‘kur njerëzit takohen nuk mund të ndiej veçse gëzim’.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY