Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tritan Shehu: Premtimet populiste të qeverisë po zëvendësohen me rritjen e taksave për qentë e shtëpisë

15/08/2015
Tritan Shehu: Premtimet populiste të qeverisë po zëvendësohen me rritjen e taksave për qentë e shtëpisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e konsideron qeverisjen e majtë një anije pa busull e cila erdhi në pushtet me premtime të gënjeshtërta, ndërsa sot po rrit edhe taksat për qentë e shtëpisë.
“Ecuria e qeverisë i ngjan më shumë një anieje në një oqean të egërsuar, që udhëton pa busull e bile disa herë edhe pa timon… Kjo mazhorancë erdhi në pushtet me spekulime të thella populiste e ultra majtiste… Ka vetëm taksa të reja e rritje të tyre, duke arritur deri tek ajo e ‘qenve të shtëpisë’”, shprehet midis të tjerave Tritan Shehu në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”.
Problemet PS-LSI ai i lë jashtë interesave të së djathtës shqiptare, ndërsa saktëson se në PD nuk ekziston asnjë opsion për aleancë me PS apo LSI.
“Absolutisht PD nuk e ka shtruar sot opsionin e një koalicioni me PS apo LSI, as është diskutuar diçka e tillë. PD është opozita e këtij vendi. Ajo po e kryen mirë rolin e saj, ndërsa qeverisja në tërësi është treguar e paaftë. Kështu fitorja e nesërme i takon opozitës, pra PD-së. Si përfundim, unë dëshiroj të jem shumë i qartë edhe për të kontestuar dhe disa spekulime mediatike. Dëshiroj të konfirmoj mos-ekzistencën e asnjë opsioni të tillë te PD, për koalicione me PS ose LSI. Ka vetëm një opsion, ai i përgatitjes për fitoren tonë politike”, shprehet më tej Shehu.
Deputeti Tritan Shehu vlerëson se PD-ja është një skuadër vlerash me drejtuesin e saj, Lulzim Basha, që me punën e tij po i jep PD-së sipas tij, vizione e forma të reja organizimi. Ndërsa në lidhje me Sali Berishën, ai shprehet se ish-kryeministri ka një vend të veçantë në skuadrën që quhet PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

24/04/2026
Prokuroria, ja si funksionoi skema e mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve

KLSH: 80% e barnave në treg janë kopje, shqetësime për çmimet dhe cilësinë

24/04/2026
Aksident tragjik në autostradën Fier Vlorë, 4 persona humbin jetën, shuhet gjithë familja

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë–Milot, makina ndahet përgjysëm, humb jetën një pasagjere

24/04/2026
Lefter Koka: Përgjegjësinë për inceneratorin e Elbasanit e ka qeveria

SPAK kërkon rikthimin në burg të Lefter Kokës, pas lirimit nga Apeli. Por ku është ai

24/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

24/04/2026
Prokuroria, ja si funksionoi skema e mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve

KLSH: 80% e barnave në treg janë kopje, shqetësime për çmimet dhe cilësinë

24/04/2026
Aksident tragjik në autostradën Fier Vlorë, 4 persona humbin jetën, shuhet gjithë familja

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë–Milot, makina ndahet përgjysëm, humb jetën një pasagjere

24/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.