Dashi
Klima yjore do jete shume e qete gjate gjithë kësaj dite. Do jeni me te hapur me personin qe keni ne krah dhe do flisni me te për gjithçka. Beqaret do bëjnë mire te mos rrezikojnë vetëm për ta ndryshuar statusin e tyre sepse mund te lëndohen tej mase. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj. Do i kryeni pa frike te gjitha shpenzimet e menduara.
Demi
Ata qe janë ne një lidhje nuk duhet te bëjnë hapa te nxituara ne asnjë moment sepse do ndihen keq dhe nuk do ketë me kthim mbrapa. Beqaret do kenë një dite te turbullt dhe aspak te qëndrueshme. Nuk do jete momenti për te flirtuar me dike. Financat nga ana tjetër do kenë gjithashtu trazira. Mundohuni te mos shpenzoni shume ekstravagante.
Binjakët
Nëse jeni ne një lidhje do kaloni plot momente te lumtura sot. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbë te dorës dhe ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret duhet te mendohen mire para se te hedhin çdo lloj hapi. Statusi mund te ndryshoje, por ju nuk mund te ndiheni te lumtur dhe kjo përbën problem. Financat do i mbani gjithë kohës nen kontroll dhe nuk do keni probleme.
Gaforrja
Për çiftet dita do jete paksa delikate. Do ndiheni te plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë te merreni me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Beqaret do hipnotizohen nga ideja se nuk mund te jetojnë dot me vetëm. Mos bëni gabime te cilat as vete nuk do ia falni vetes. Marsi do sjelle turbullira ne planin financiar. Kujdes me çdo hap qe do hidhni dhe shpenzoni me maturi.
Luani
Jeta juaj ne çift do mbrohet gjate gjithë kohës nga yjet gjate kësaj dite. Nuk do keni asnjë lloj mosmarrëveshjeje dhe do ndiheni te qete. Beqaret do marrin propozim nga një person i njohur i cili do ua ndryshoje rrënjësisht jetën. Ne pune do i keni idetë e qarta dhe do e dini mire çfarë hapash te hidhni. Nuk priten aspak probleme dhe vështirësi.
Virgjëresha
Lëreni me te lire partnerin sot dhe mos e teproni ne asnjë moment me xhelozinë. Nëse ai ka ndërmend te beje diçka askush nuk do mund ta pengoje, madje as ju. Beqaret do mundohen me çdo mënyrë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë prej kohesh. Me ndihmën e një mikeshe do e arrini qëllimin. Ne planin financiar tregohuni me largpamës dhe me rigoroze.
Peshorja
Dialogu do mbizotërojë gjithë kohen ne jetën ne çift. Do ia kaloni mire me partnerin. Dite emocionuese dhe drithëruese kjo e sotmja për beqaret. Një person interesant do beje gjithçka për t’iu pasur pranë edhe pse ju do tregoheni kokëfortë. Ne fakt ai do iu pëlqejë jashtë mase. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje sot. Kujdes me çdo shpenzim.
Akrepi
Çiftet do bëjnë gjithçka qe kane ne dore për te krijuar një ambient harmonik dhe te gëzueshëm. Do organizoni darka me miqtë tuaj te ngushte dhe do ia kaloni për mrekulli. Beqaret kane kohe qe mundohen për te gjetur personin ideal dhe sot përpjekjet e tyre do japin fryte. Ne planin financiar mos nënshkruani asnjë kontrate për investime.
Shigjetari
Dite tejet e tensionuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ne krah dhe do keni debate te njëpasnjëshme. Beqaret do tregohen te arsyeshëm dhe nuk do hidhen menjëherë ne krahët e personit qe do ju dale para. Ne planin financiar gjendja nuk do jete ashtu si e keni dashur. Kujdes!
Bricjapi
Marrëdhënia ne çift nuk do jete e keqe gjate kësaj dite. Për çdo paqartësi do flisni hapur me partnerin dhe do zgjidhni çdo gjë ne çast. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Beni atë qe do ju thotë zemra. Buxhetin do e menaxhoni me kujdes dhe maturi. Gjendja nuk do ketë aspak probleme.
Ujori
Jeta ne çift do jete e qëndrueshme sot. Do bashkëpunoni gjate gjithë kohës dhe nuk do keni kontradikta. Vazhdoni ne këtë rruge dhe e ardhmja juaj do jete e ndritur. Ka gjasa te ketë dashuri me shikim te pare për beqaret gjate kësaj dite. Nëse ai qe do takoni iu pëlqen tej mase, mos ngurroni te shpreheni. Te ardhurat do përmirësohen paksa megjithatë nuk është dita për shpenzime te mëdha.
Peshqit
Do i qëndroni gjate gjithë kohës besnike partnerit tuaj sot dhe marrëdhënia ne çift do përforcohet akoma me shume. Do kaloni momente interesante dhe plot pasion. Beqareve do ju rrahe zemra shume fort për dike dhe duhet te bëjnë te pamundurën për ta pasur pranë atë. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te kursyer sepse përndryshe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/