Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Legalizimeve falas “ju del boja”, ALUIZNI kërcënon kush nuk paguan i sekuestrohet pasuria

20/08/2015
Legalizimeve falas “ju del boja”, ALUIZNI kërcënon kush nuk paguan i sekuestrohet pasuria
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama, premtoi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, “legalizime falas”. Pas ardhjes në pushtet, e “moderoi” premtimin dhe e katandisi në “procedura falas”, por kjo nuk ka ndonjë vlerë, sepse nuk kemi të bëjmë me ndonjë premtim.
Sot dy vjet pas premtimit, për “legalizime falas”, ALUIZNI kërcënon se jo vetëm nuk do të ketë formalizim të premtimit të kryeministrit, por kush nuk paguan, di të përballet me sekuestrimin e pronës.
Në këtë mos mbajtje premtimi të qeverisë, të shoqëruar me kërcënimin më të fundit të ALUIZNI-t, janë dy kategori personash që rrezikojnë të mos legalizojnë ndërtimet e tyre: ata që kanë nderuar në tokën e shtetit dhe që nuk kanë mundësi ta paguajnë truallin dhe; ata që kanë ndërtuar në tokën  enjë pronari privat, që e kanë paguar këtë truall, por se kontrata nuk ka qenë e rregullt.

Të penalizuar ata që duhet t’ia paguajnë shtetit faturën për tokën
Personat që kanë ndërtuar pa leje në tokë shtetërore dhe që kanë tërhequr faturën për parcelën ndërtimore nga zyrat e ALUIZNI-t, duhet të kryejnë pagesën brenda 6 muajve. Në rast të kundërt, ndërtimi regjistrohet në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme si barrë hipotekore, ose e thënë ndryshe në pronësi të ALUIZNI-t.
ALUIZNI po përgatit lista me personat që rrezikojnë të humbasin pronësinë mbi shpitë
Burime zyrtare nga ALUIZNI bëjnë të ditur se për rastet kur një objekt ka marrë lejen e legalizimit dhe objekti është në emër të dy apo më shumë personave, nuk do të përfitojë hipotekën vetëm personi që nuk ka kryer pagesën, ndërsa “bashkëpronarët”, personat që kanë shlyer detyrimet sipas ligjit do të pajisen me hipotekë. Sipas të njëjtave burime mësohet se për pjesën e objektit që nuk është shlyer detyrimi, regjistrimi në Hipotekë do të kryhet si barrë hipotekore, ndërsa për pjesën tjetër të ndërtesës, në emër dhe pronësi të personave vetë-deklarues.
Për rastet kur ndërtimi pa leje regjistrohet në pronësi të ALUIZNI-t, do të ketë një vendim të mëvonshëm, i cili do të përcaktojë afatet dhe procedurat që do të ndiqen me objektin.

Të penalizuar edhe ata që e kanë paguar një herë tokën te pronari
Të gjithë qytetarët pa një kontratë të vlefshme ligjore të blerjes së truallit nuk do të jenë në gjendje të kryejnë legalizimin e objekteve. Një gjë të tillë mund ta bëjnë vetëm në rast se arrijnë një marrëveshje me pronarët e truallit për një akt të ri shitjeje konform përcaktimeve ligjore. Në të kundërt, alternativa e vetme është pagesa e tarifës së truallit për të bërë të mundur legalizimin e objektit.
Prania e një numri të konsiderueshëm kontratash shitblerjeje të tokave të pavlefshme në sytë e ligjit është konfirmuar zyrtarisht nga ALUIZNI.
Sipas Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit, Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale, gjatë gjithë këtyre viteve ka ndodhur rëndom që, njerëzit janë mjaftuar me një kontratë blerjeje të tokës të sigluar nga një noter, apo nga vetë shitësi, por që nuk është forma e duhur ligjore për t’i njohur të drejtën e pronësisë mbi tokën para ligjit. Kjo pasi në momentin e shitjes, shumë prej shitësve nuk kishin në dorë aktin zyrtar mbi pronësinë e tokës, që e bën të pavlefshëm transaksionin edhe në rast se është sigluar nga një noter. Në shumë raste personat kanë shitur toka edhe pse nuk i zotëronin me dokumentacionin e plotë që përcakton ligji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shi bombash me gaz vetëm në një minutë. Si mund të ketë kaq shumë urrejtje ndaj qytetarëve. Një goditi Berishën në trup

Shi bombash me gaz vetëm në një minutë. Si mund të ketë kaq shumë urrejtje ndaj qytetarëve. Një goditi Berishën në trup

24/01/2026
Berisha: Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë

Berisha: Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

24/01/2026
Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shi bombash me gaz vetëm në një minutë. Si mund të ketë kaq shumë urrejtje ndaj qytetarëve. Një goditi Berishën në trup

Shi bombash me gaz vetëm në një minutë. Si mund të ketë kaq shumë urrejtje ndaj qytetarëve. Një goditi Berishën në trup

24/01/2026
Berisha: Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë

Berisha: Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.