Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Presidenti Nishani dekreton Komandantin e Forcave Ajrore

20/08/2015
FOTO/ Presidenti Nishani dekreton Komandantin e Forcave Ajrore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Shtetit, njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bujar Nishani priti sot në një takim Komandantin e ri të Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Vladimir Avdiaj të cilit i dorëzoi dekretin e emërimit në detyrë. Të pranishëm ishin Gjeneral Major Jeronim Bazo, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura si dhe pjesëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës.
bujar nishani - vladimir avdiaj 1Presidenti Nishani fillimisht uroi Gjeneral Brigade Avdiaj për marrjen e detyrës së lartë duke shprehur vlerësimin dhe besimin e Tij për kryerjen me sukses të kësaj detyre. Në vijim, përgjatë takimit të zhvilluar, Kreu i Shtetit vlerësoi maksimalisht arritjet, por dhe sakrificat e gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura, duke u ndalur te kontributet e forcave ajrore në funksion të arritjes së sigurisë në vend përgjatë dy dekadave të fundit.
Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vlerësoi në mënyrë të veçantë arritjen madhore të vendit, anëtarësimin në NATO, si një nga sukseset kulmore të Shqipërisë, duke theksuar se qënia vend anëtar i NATO-s sjell në vijimësi nevojën për rritjen e standardeve të Forcave të Armatosura për t’u përballur me sukses jo vetëm me sfidat e brendshme, por dhe me ato në nivel global.
Presidenti Nishani theksoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm do të vijojë të ketë në qendër të vëmendjes vlerësimin dhe mbështetjen pa rezerva ndaj Forcave të Armatosura duke theksuar angazhimin e Tij për të adresuar sfidat me të cilat ballafaqohen sot ato.
Njëkohësisht, në vlerësimin e Kreut të Shtetit mbetet e nevojshme që këto sfida të adresohen me buxhetin e nevojshëm në mënyrë që të arrihen dhe forcohen standardet e arritura, si dhe të ballafaqohen me sukses ato që shfaqen në vijimësi, qoftë në rrafshin civil apo dhe atë ushtarak duke nënvizuar faktin se siguria mbetet gjithnjë e kërcënuar.
bujar nishani - vladimir avdiaj 2Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandanti i Forcave Ajrore shprehën falënderimet e tyre për vlerësimin dhe mirënjohjen e shprehur nga ana e Presidentit Nishani për arritjet e Forcave të Armatosura përgjatë dy dekadave të fundit duke u angazhuar për vijimin e mëtejshëm të përpjekjeve profesionale dhe institucionale në përballimin me sukses të çdo sfide dhe të proceseve integruese në të cilat është përfshirë vendi ynë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

24/04/2026
Prokuroria, ja si funksionoi skema e mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve

KLSH: 80% e barnave në treg janë kopje, shqetësime për çmimet dhe cilësinë

24/04/2026
Aksident tragjik në autostradën Fier Vlorë, 4 persona humbin jetën, shuhet gjithë familja

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë–Milot, makina ndahet përgjysëm, humb jetën një pasagjere

24/04/2026
Lefter Koka: Përgjegjësinë për inceneratorin e Elbasanit e ka qeveria

SPAK kërkon rikthimin në burg të Lefter Kokës, pas lirimit nga Apeli. Por ku është ai

24/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

24/04/2026
Prokuroria, ja si funksionoi skema e mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve

KLSH: 80% e barnave në treg janë kopje, shqetësime për çmimet dhe cilësinë

24/04/2026
Aksident tragjik në autostradën Fier Vlorë, 4 persona humbin jetën, shuhet gjithë familja

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë–Milot, makina ndahet përgjysëm, humb jetën një pasagjere

24/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.