Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD, krerët lokalë revoltohen me deputetët, kërkojnë ndërhyrjen e Lulzim Bashës

21/08/2015
PD, krerët lokalë revoltohen me deputetët, kërkojnë ndërhyrjen e Lulzim Bashës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetarët e degëve të të Partisë Demokratike, ndjehen “të kërcënuar” nga deputetët e kësaj partie, në tentativën për t’ju faturuar humbjen e zgjedhjeve vendore.
Në këto rrethana, mësohet se krerët e degëve lokale të PD-së, po tentojnë dhe po organizohen për ti paraprirë këtyre tentativave, duke kërkuar njëherazi edhe ndërhyrjen e kryedemokratit Lulzim Basha, përpara nisjes së analizës së zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.
Ndërsa të gjitha degët i janë përgjigjur udhëzimit të Lulzim Bashës për krahasimin e shifrave, hapi i radhës është zbritja në bazë, aty ku rëndon edhe përgjegjësia e humbjes. Këtu qëndron edhe pikëpyetja që ngrenë drejtuesit demokratë të rretheve, të cilët akuzojnë deputetët se do tentojnë t’ua faturojnë humbjen degëve të PD.
Kjo interpretohet si lëvizje e qëllimshme e deputetëve, për shkarkimin e disa kryetarëve të degëve. Ajo që i shqetëson aktualisht ata është pikërisht tendenca për të kamufluar mosmarrëveshjet në bazë, me qëllim përqendrimin e gishtit të akuzës mbi krerët e degëve.
Përballë një situate të tillë, mësohet se krerët e degëve të PD-së janë në një fazë organizimi, për tu bërë “bllok”, në përballjen me deputetët. Mësohet se deri tani të paktën pesë degë të PD-së janë në një fazë diskutimi, konsultimi dhe organizimi, me qëllimin për të dalë së bashku, me një ankesë të argumentuar kundër deputetëve. Gjithashtu mësohet se edhe degë të tjera të PD-së, pritet ti bashkohen “pesëshes”.
Krerët e degëve lokalë, pranojnë se më se njëherë ata kanë qenë të detyruar të pranojnë raportet destruktive me deputetët, të ngarkuar nga kryetari Lulzim Basha për organizimin e zgjedhjeve në 61 zonat zgjedhore. Debatet sipas tyre shpesh herë kanë arritur ën atë masë sa përballë akuzave të ndërsjella, mes palëve, në ndonjë rast është dashur edhe ndërhyrja e Lulzim Bashës për “qetësimin”  e situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta, thirrje SPAK-ut të shkojë deri te përgjegjësit kryesorë. Flamuj amerikanë dhe gjermanë

Pas 22 ditësh protestash, Grupi Koordinues publikon pesë kërkesat: Janë të panegociueshme

22/06/2026
Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

22/06/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ I shpallur në kërkim, përplaset me 5 makina të parkuara dhe ikën

22/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Kushtet e Parlamentit Europian për Shqipërinë, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

22/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta, thirrje SPAK-ut të shkojë deri te përgjegjësit kryesorë. Flamuj amerikanë dhe gjermanë

Pas 22 ditësh protestash, Grupi Koordinues publikon pesë kërkesat: Janë të panegociueshme

22/06/2026
Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

22/06/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ I shpallur në kërkim, përplaset me 5 makina të parkuara dhe ikën

22/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.