Artan Shkëmbi: Punësimet në pushtetin vendor në dorë të kryetarit të bashkisë,...

Artan Shkëmbi: Punësimet në pushtetin vendor në dorë të kryetarit të bashkisë, pozicionet e punës që shkurtohen

123
0
Shares

Pas miratimit të numrit të punonjësve në këshillat bashkiakë, kryetari i secilës bashki do të bëjë dhe punësimet përkatëse. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Artan Shkëmbi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale shpjegon mënyrën si do të bëhet punësimet e reja, të cilat do të jenë në dorë të Kryetarit të Bashkisë. Gjithashtu Shkëmbi thotë se do të ketë dhe shtesë të numrit të punonjësve, të cilat do të jenë më të ulëta se numri i personave që pritet të largohen nga puna, duke zbatuar Kodin e Punës.
“Pas miratimit nga ana e këshillave bashkiakë i numrit të përgjithshëm të punonjësve të bashkive, është kompetencë e kryetarit të bashkisë të miratojë strukturën organizative të bashkisë duke respektuar këtë numër. Kryetarët e bashkive janë udhëzuar për numrin e punonjësve dhe për strukturat organizative dhe po asistohen në proces”, sqaron Shkëmbi.
Deri në 31 dhjetor 2015, bashkitë e reja do të vazhdojnë punën duke bashkëpunuar me qeverisjen qendrore. Ndërsa grupet e punës që nisin punë në shtator, do të kryejnë grumbullimin e informacionit të nevojshëm për bashkimin përfundimtar të njësive vendore.
Nga ana tjetër, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale , bënë të ditur se bazuar në strukturën e re të miratuar nga kryetari i bashkisë, pjesa kryesore e administratës do të ripozicionohet në përputhje me këtë strukturë, ndërkohë që disa pozicione nuk mund të ekzistojnë më në strukturat e reja.
“Nuk mund të ketë në strukturat e reja as këshilltarë komunash, as sekretarë të këshillave të komunave, sepse këto këshilla nuk ekzistojnë më. Nuk mund të ketë as nënkryetarë komunash dhe as shoferë të kryetarëve të komunave. Nuk do të ketë më as policë komune dhe as drejtorë finance e as drejtorë urbanistike, ndërkohë që këto funksione nuk janë më funksione të njësive administrative, por të qendrës së bashkisë. Pra është e natyrshme që disa persona do të shkurtohen nga administrata për shkak të këtij riorganizimi”, shton Shkëmbi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY