Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjobëvenia 400 mijë euro babait, zbardhet skenari si vajza me të dashurin sajuan rrëmbimin

23/08/2015
Gjobëvenia 400 mijë euro babait, zbardhet skenari si vajza me të dashurin sajuan rrëmbimin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndonëse vajza 18-vjeçare, Nensi Çobo, ka luajtur rolin kryesor në ngjarjen e ndodhur, policia dyshon se ideatori i krimit ka qenë në fakt i dashuri i saj Orion Hoxha.
E dashura e tij, Nensi Çobo ka dëshmuar se ai i kishte vënë syrin një lokali në katin e parë të një pallati në zonën ku banonte në Tiranë. Adoleshenti ëndërronte ta blinte këtë lokal dhe më pas ta menaxhonin së bashku në cilësinë e pronarëve të biznesit.
Me këtë plan, të rinjtë sajuan edhe rrëmbimin.
Të enjten në mëngjes, Nensi Çobo, 18 vjeçe, ka dalë nga shtëpia pa lënë adresë. Sipas hetimeve dhe mesazheve që iu janë gjetur në celularë, ajo është takuar me të dashurin e saj, Orion Hoxha, me të cilin ka qëndruar deri pasdite nëpër Tiranë. Rreth mbrëmjes ata kanë shkuar në një hotel në zonën e Selitës. Vajza nuk është kthyer në shtëpi atë ditë, duke alarmuar familjarët e saj.
Në orët e mbrëmjes, babanë e vajzës, biznesmenin Laver Çobo, e ka telefonuar një numër privat. Telefonuesi ka kërkuar 400 mijë euro, duke thënë se kishte vajzën. Për ta provuar këtë fakt, në telefon është dëgjuar edhe zëri i Nensit, që dukej se po qante dhe të thoshte: “O babi, këta kanë armë”. Menjëherë babai i vajzës është drejtuar në Policinë e Tiranës ku ka bërë denoncimin.
Këtu ka qenë edhe momenti i kthesës së rrjedhës së ngjarjeve. Aktivizimi i policisë ka frikësuar vajzën 18- vjeçare, e cila ka vendosur të heqë dorë nga plani i gjobëvënies.
Policia u alarmua nga denoncimi i biznesmenit dhe filloi verifikimin e të gjithë personave që kishin njohje me vajzën 18-vjeçare. Ndërsa kjo qëndronte në hotel, i dashuri i saj, Orion Hoxha, dhe miku i tij, Kristi Gjore, vunë re prani të madhe të policisë në zonën ku banonte familja e vajzës. Efektivat e policisë kryen patrullime dhe kontrolle edhe në adresën e banimit të Orion Hoxhës, të dashurit të vajzës së biznesmenit. Kjo gjë i alarmoi tre adoleshentët, pasi edhe dy djemtë njoftuan 18-vjeçaren për faktin se babai i saj kishte shkuar në polici.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.