Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Idrizi: Qeveria duhet rikompozuar, të bëhet pjesë PDIU

24/08/2015
Idrizi: Qeveria duhet rikompozuar, të bëhet pjesë PDIU
Share on FacebookShare on Whatsapp

Aleati i mazhorancës socialiste, Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi në një intervistë për gazetën “Panorama”, ka folur rreth ndryshimeve të thella që Rama duhet të bëjë në kabinetin qeveritar. Duke folur për largimin masiv të shqiptarëve drejt Gjermanisë, Idrizi tha se kompozimi aktual i qeverisë Rama ka dhënë mesazhin se shqiptarët po largohen nga vendi, dhe se ky është një tregues se kabineti Rama duhet të përfshijë emra, përmbajtje dhe një stil të ri.
“Ky kompozim qeveritar me emrat, fytyrat, stilin, përmbajtjen dhe frymën e tij e ka kumtuar mesazhin që ka në këto 2 vite. Nuk po gjykoj as pozitivisht e as negativisht këtë kumt e mesazh, por po them se ka diçka që nuk po u flet shqiptarëve si duhet. Dhe shqiptaret po ikin. Kjo duhet të ndryshojë. E nëse ky ndryshim kërkon edhe ndryshime të dhimbshme emrash, fytyrash, stilesh, përmbajtjeje dhe frymë ministrash, nuk ka pse jo. Karriera e asnjë ministri, e asnjë ekuilibër politik, nuk e vlen këtë dëshpërim të madh të shqiptareve që rendin ta braktisin Shqipërinë”-tha Shpëtim Idrizi.
Sipas tij, për shkak të peshës së saj elektorale dhe politike, PDIU-ja duhet të jetë pjesë e përfaqësimit në të gjitha nivelet e qeverisjeve, edhe në poste ministrore.
“Po flasim edhe për politikë konkrete dhe peshë konkrete politike dhe elektorale, ne besojmë se jo thjesht për shkak të numrave, por për shkak të cilësisë e vlerës që përfaqëson politikisht dhe elektoralisht PDIU-ja, ne e meritojmë që të kontribuojmë dhe shërbejmë në të gjitha nivelet e qeverisjes, nga ato parësore deri tek ato dytësore e më poshtë”-theksoi kreu i PDIU
Idrizi e la të hapur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme nëse ka ndarje parimore mes partive që janë pjesë e mazhoranës. Idirizi thekson, se nëse nuk ka bashkëqeverisje me partitë e koalicionit, atëherë Shqipëria duhet të zhvillojë zgjedhje të reja.
“Nëse ka ndarje parimore dhe të dinjitetshme, le të ndodhin. Nuk ka pse të kemi frikë nga ndarje të tilla. Sikurse nuk ka pse të kemi frikë edhe nga ballafaqimi me qytetarët tanë, sa herë ne nuk bashkëqeverisim dot për të mirën e qytetarëve tanë. Kur ka ndarje parimore, edhe ballafaqimi me popullin është procesi më i natyrshëm”-u shpreh Idrizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

TIRANË/ Goditet skema e mashtrimit me bursa fiktive, zbulohet call center në apartament

TIRANË/ Goditet skema e mashtrimit me bursa fiktive, zbulohet call center në apartament

25/04/2026
Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

24/04/2026
Prokuroria, ja si funksionoi skema e mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve

KLSH: 80% e barnave në treg janë kopje, shqetësime për çmimet dhe cilësinë

24/04/2026
Aksident tragjik në autostradën Fier Vlorë, 4 persona humbin jetën, shuhet gjithë familja

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë–Milot, makina ndahet përgjysëm, humb jetën një pasagjere

24/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

TIRANË/ Goditet skema e mashtrimit me bursa fiktive, zbulohet call center në apartament

TIRANË/ Goditet skema e mashtrimit me bursa fiktive, zbulohet call center në apartament

25/04/2026
Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

24/04/2026
Prokuroria, ja si funksionoi skema e mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve

KLSH: 80% e barnave në treg janë kopje, shqetësime për çmimet dhe cilësinë

24/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.