PD-Qeverisë Rama: Ndalo eksodin e shqiptarëve, ose largohu

PD-Qeverisë Rama: Ndalo eksodin e shqiptarëve, ose largohu

70
0
Shares

Përpjekjet e qeverisë për të hequr nga supet fajin e saj për largimin masiv të shqiptarëve drejt Gjermanisë, nuk janë përtypur nga opozita,  e cila po reagon vazhdimisht lidhur me këtë problem jashtëzakonisht të vështirë me të cilën po përballet shoqëria shqiptare.
Pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm Tahiri, Gerti Bogdani nga selia e PD-së i ka bërë thirrje Ramës dhe qeverisë së tij që të marrin hapa konkretë për ndalimin e eksodit masiv të shqiptarëve, ose të largohet nga qeverisja për t’i dhënë drejtim kësaj çështje me interes kombëtar.

Deklarata e Gerti Bogdanit
“Sot ministri i Brendshëm Tahiri, akuzon qeverinë gjermane se shifrat nuk i ka të sakta dhe se i ka bërë llogaritë gabim! Sot Tahiri thotë se shifrat e qeverisë së Ramës janë të sakta, jo ato të Merkelit! Sot Tahiri kujton sërish se mund të luajë si të dojë me të dhënat e Gjermanisë ashtu siç bën me INSTAT sa herë ka dëshirë!
Dje, “vetë Kryeministri Rama, me një qendrim skandaloz e turpërues, u mundua të anashkalojë rëndësinë e çështjes duke thënë që kërkuesit e azilit janë shqiptare nga Greqia e jo nga Shqipëria. Kushdo shqiptar ka sot në fisin e në lagjen e tij një familje qe ka marrë trastat e është larguar për në Gjermani, ndaj si mund të kujtojë kryeministri i një vendi se populli i tij është aq budalla sa të besojë broçkulla të tilla! Në vend që të ulet e të marre masa serioze për këtë moment ekzistencial në të cilin ndodhet Shqipëria, ai tallet me dramën e mijëra familjeve shqiptare nga Jugu ne Veri, nga Lindja në Perëndim.
Kryeministri, ministrat, qeveritarët e pushtetarët duhet të kuptojnë se sot ka ardhur koha që të lënë gënjeshtrat, mbulimet e anashkalimet, të lënë mënjanë talljen masive që po u beni edhe shqiptarëve, edhe vetë Europës dhe të merrni seriozisht hapa konkrete dhe urgjente që kjo gjendje të ndalë!”, tha ai, por vijoi Bogdani, “çdo ditë duket qartë që kryepërgjegjësi nuk ka asnjë plan, asnjë zgjidhje.
Sepse Edi Rama dhe keqeverisja e tij në partneritet me krimin është në fakt vetë problemi dhe pikënisja e të gjithë problemeve të tjera, arsye kryesore të eksodit tragjik të mijëra shqiptarëve. Ndaj dhe zgjidhja e problemit nis me largimin e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY