Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flet Nëna e Simakut: Artist më të mëdhenj se Gjergj Leka e kanë vlerësuar Parashqevinë

26/08/2015
Flet Nëna e Simakut: Artist më të mëdhenj se Gjergj Leka e kanë vlerësuar Parashqevinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Nuk është aspak e vërtetë se Parashqevia ishte e privilegjuar për shkak të paraqitjes së saj fizike, por prej vokalit dhe talentit të madh që ajo kishte”, thotë Zoica Simaku, e ëma e Parashqevi Simakut, pas akuzave mediatike të kantautorit Gjergj Leka
Asaj i vjen keq që është pikërisht Gjergj Leka që i ka artikuluar ato fjalë dhe, sipas saj, ai është një i papërgjegjshëm që do të vihet në qendër të vëmendjes, duke përgojuar kolegët.
Sa i takon të bijës, ajo thotë se Parashqevia gëzon shëndet të mirë dhe nuk është e vërtetë se është e sëmurë, madje ka zhvilluar edhe disa koncerte në Amerikë. Thotë se flet me të çdo ditë, madje vetëm dy orë para intervistës për “Panoramën”.
“Jemi njohur me deklaratat e kompozitorit Gjergj Leka dhe të them të drejtën, nuk i kemi pritur aspak mirë. Jam shokuar nga çfarë ai thotë për karrierën disavjeçare të vajzës sime, ashtu sikurse për jetën e saj personale. Të merresh me deklarata të tilla, nuk është gjë tjetër veçse humbje kohe, por si nënë jam prekur thellë nga ajo çfarë z. Leka ka thënë për Parashqevinë. Të jeni të sigurt se Parashqevi Simaku ka pasur dhe vazhdon të ketë një talent të jashtëzakonshëm në të kënduar. Nuk është aspak e vërtetë se Parashqevia ishte e privilegjuar për shkak të paraqitjes së saj fizike, por prej vokalit dhe talentit të madh që ajo kishte. Jetën e saj artistike Parashqevia e ka ndërtuar falë punës, pasionit dhe talentit që ajo zotëronte. Artist më të mëdhenj se Gjergj Leka e kanë vlerësuar Parashqevinë ndër vite dhe vlerësimi me disa çmime të para i është dhënë në bazë të meritës e performancës dhe jo për bukurinë. Unë nuk jam kompozitore për të përcaktuar se kush ishte këngëtarja apo këngëtari më i mirë, por titujt dhe çmimet nuk besoj se kanë nevojë shumë për koment. Një juri vendoste dhe vlerësonte si performancën, këngën dhe artisten apo artistin që dilte në skenë. Kështu që më mirë se juria nuk mund të vlerësojë askush. As unë dhe as Gjergj Leka nuk mund të dalim mbi vendimin e profesionistëve apo preferencat e publikut, që sa herë që Parashqevia këndonte, e duartrokiste pa fund”, deklaroi nëna e këngëtares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, 24 urdhër arreste të reja për dy dosjet e mëdha të kokainës

19/06/2026
DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

18/06/2026
Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

Rama: Rezoluta e PE nuk është fitore e protestuesve, amendamenti për Zvërnecin u rrëzua

18/06/2026
Berisha: Kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Berisha: Kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

18/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, 24 urdhër arreste të reja për dy dosjet e mëdha të kokainës

19/06/2026
DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

18/06/2026
Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

Rama: Rezoluta e PE nuk është fitore e protestuesve, amendamenti për Zvërnecin u rrëzua

18/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.