LULZIM BASHA/ Shembja e kishës në Dhërmi akt armiqësor i Edi Ramës,...

LULZIM BASHA/ Shembja e kishës në Dhërmi akt armiqësor i Edi Ramës, sarajet e Koços Kokëdhimës simbol i korrupsionit

70
0
Shares

“Në emër të Partisë Demokratike dënoj ashpërsisht dhunën e Edi Ramës ndaj objektit të kultit në Dhërmi.
Në errësirë, pa transparencë, pabesisht, Edi Rama shembi me forcën e INUK atë që konsiderohet nga komuniteti i Dhërmiut si objekt kulti.
Zgjidhja e pretendimeve duhej të vinte vetëm përmes bisedimit, përmes dëgjimit të banorëve dhe angazhimit bashke me ta për te marre hapat e duhur me respekt te plote ndaj vlerave dhe te vërtetave historike por edhe ndjeshmërie reale te banoreve dhe besimtareve te Dhërmiut e te gjithë Shqipërisë.
Shembja me forcë e objektit të kultit është e papranueshme dhe sidomos në shoqërinë tonë kur plagë të tilla janë ende të freskëta në ndërgjegjen e besimtarëve.
Dua të theksoj se kjo është një çështje e Shqipërisë dhe e qytetareve shqiptarëve, e komunitetit dhe e banorëve të Dhërmiut dhe e askujt tjetër.
Por kjo kërkonte një rrugë vetëm paqësore, një zgjidhje si rezultat i bisedimit dhe jo i dhunës.
Shembja me INUK e kishës është një akt armiqësor i Edi Ramës, një shprehje e arrogancës e mënyrës së tij të qeverisjes që nuk merr në konsideratë qytetarët, nuk dëgjon zërin e tyre.
Jo shumë larg nga aty Koço Kokëdhima, deputeti i tij i privilegjuar, ka dëmtuar pasurinë kombëtare, bregdetin e të gjithë shqiptarëve me një ndërtim që ka shkelur 10 ligje e dy plane urbanistike, por ato saraje nuk prishen. Sepse në fakt, këto saraje, simbole të korrupsionit, abuzimit dhe të përfitimit nga pushteti, janë kulti i Edi Ramës, janë i vetmi besim i tij.
Kjo është një ngjarje e rëndë që i kujton edhe një herë shqiptarëve se sa barrë e rëndë është bërë Edi Rama dhe qeveria e tij, që prish, shemb e shkatërron, dhe nuk sjell zhvillim, nuk ndërton, nuk punon për aspiratat e qytetarëve.
I bëj thirrje të gjitha forcave politike të vendit, përfaqësuesve të të gjitha besimeve në Shqipëri, personaliteteve të kulturës, shkencës, artit, medias dhe shoqërisë civile të bashkohen në dënimin pa asnjë mëdyshje të këtij akti të shëmtuar dhe barbar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY