Pas prishjes së kishës së Shën Athanasit në Dhërmi, një reagim i ashpër ka ardhur nga ministria e jashtme greke.
Në deklaratën e këtij institucioni thuhet se, “shkatërrimi i vendeve të shenjta dhe objekteve të kultit, deri më sot kanë ndodhur në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikën Veriore nga strukturat e xhihadistëve. Sot pamë një veprim të tille në vendin tonë fqinjë, Shqipërinë. Për lëvizjet përkatëse të Greqisë ndaj Shqipërisë dhe komunitetit ndërkombëtar do të informoheni së shpejti”, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme greke.
Ky është reagimi i tretë i Ministrisë së Jashtme të Greqisë për kishën e Shën Athanasit në Dhërmi dhe vjen pas vizitës që kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos zhvilloi në Athinë me krerët e shtetit grek. Janullatos u takua me kryeministrin dhe presidentin grek.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/