Trafiku i drogës me avionë, Italia shmangu policinë shqiptare

Trafiku i drogës me avionë, Italia shmangu policinë shqiptare

71
0
Shares

Italia shmangu policinë shqiptare, në organizmin dhe realizimin e operacionit për shkatërrimin e rrjetit të trafikantëve të drogës me avionë nga Shqipëria drejt Italisë. Në këtë operacioni, polica shqiptare u zëvendësuar me prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Faktet dhe denoncimin e ka bërë publike sot në një dalje para medieve, Lulzim Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike, ndërkohë ka akuzuar sërish qeverinë si të lidhur me krimin dhe kontrabandën.
Reagimi i tij erdhi pas operacionit të policisë shqiptare dhe asaj italiane që çoi në pranga 14 persona për trafik droge nga Vlora drejt Italisë. Basha tha se avioni i kapur në Itali, është i krimit të veshur me pushtet.
Kreu i PD-së tha se gjendja është kritike dhe qytetarët nuk mund të mbajnë më në kurriz një qeveri që i ka shpallur luftë.
“Kjo qeveri, Edi Rama dhe Ilir Meta janë në paqe me bandat, me kontrabandistët, me të inkriminuarit, në paqe dhe në bashkëpunim me klientelën e tyre të korruptuar. Në paqe me zhvatësit e parave publike. Gjendja kritike, qytetarët nuk mund të mbajnë më në kurriz një qeveri që i ka shpallur luftë. PD dhe unë në krye për ta ndalur. Kemi një plan dhe bashkë me qytetarët shqiptarë do t’ia dalim”, theksoi Basha.

Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha


kryetari i pd, 26 gusht 2015“Falë autoriteteve italiane u ndërpre një tjetër pistë kriminale e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, përmes avionëve të vegjël.
Ju kujtohet besoj se këta avionë me ardhjen e Edi Ramës dhe Ilir Metës në pushtet, e pushtuan qiellin shqiptar, dhe ne së bashku me qytetarët dëshmitarë okularë të këtyre avionëve, denoncuam këtë skemë mafioze që bëhej nga krimi me lejen e qeverisë dhe në bashkëpunim me të.
Përgjigja e Edi Ramës dhe Ilir Metës ishte sulmi ndaj Partisë Demokratike, dhe u tallën me shqiptarët duke i quajtur këta avionë, mushkonja. Por Riformato ra në Divjakë. Ra avioni me drogë, por nuk ranë lidhjet e krimit me qeverinë Rama-Meta. Avioni tjetër u zbulua nga autoritetet italiane që kanë hetuar prej një viti dhe kanë sjellë informacionin në rrugë zyrtare përmes Prokurorisë së Krimeve të Rënda duke mos i lënë asnjë shteg tjetër policisë dhe qeverisë shqiptare përveç zbatimit, sepse nuk kishin nga tia mbanin.
Me avionin sot, u zbulua edhe një rast tjetër i krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur me krim. Në krye të bandës së trafikut qëndronte vetë shefi i burimeve njerëzore të Policisë së Vlorës Vladimir Zanaj, i shkarkuar në vitin 2007 nga Policia e Shtetit pikërisht prej dyshimeve për përfshirje me bandat kriminale, por i punësuar me rilindjen në tetor të vitit 2013.
Prapa Vladimir Zanajt, qëndrojnë të tjerë zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit e pushtetarëve.
Ky është një tjetër fakt dhe dëshmi tronditëse e ortakërisë së qeverisë Rama-Meta me krimin.
Po qeveria çfarë bën ndërkohë?
Është në luftë me qytetarët.
Është në luftë me të pamundurit.
Është në luftë me besimtarët.
Është në luftë me azilantët e dëshpëruar.
Është në luftë me biznesin.
Është në luftë me pjesën më të madhe të shoqërisë të cilës ia ka bërë jetën të pamundur nga kriza ekonomike, varfëria, taksat dhe çmimet e rritura, papunësia, korrupsioni dhe ortakëria me krimin.
Kjo qeveri, Edi Rama dhe Ilir Meta, janë ndërkohë në paqe me bandat.
Janë në paqe dhe në bashkëpunim me kontrabandistët.
Janë në paqe dhe në bashkëpunim me të inkriminuarit që i kanë sjellë në pushtet e në poste kyçe.
Janë në paqe dhe në bashkëpunim me klientelën e tyre të korruptuar.
Në paqe me përfituesit, abuzuesit, zhvatësit e parave publike.
Gjendja është kritike.
Qytetarët, shqiptarët, të rinjtë dhe të rejat, burrat dhe gratë e këtij vendi nuk mund të mbajnë më në kurriz një qeveri që ju ka shpallur luftë.
Partia Demokratike dhe unë, jemi në krye të thirrjes për ta ndalur qeverisjen e krizës, qeverisjen e krimit dhe korrupsionit.
Ne kemi një plan për shpëtimin e vendit dhe bashkë me qytetarët shqiptarë do t’ia dalim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY