Samiti i Vjenës që do të kulmojë nesër me pjesëmarrjen e kryeministrave të Ballkanit, Gjermanisë, Francës, Italisë, Sllovenisë dhe Kroacisë nuk do të ketë surpriza të mëdha e aq më pak plan Marshall për Ballkanin. Kjo vihet re të paktën nga njoftimi i axhendës së samitit përgjatë ditës së dytë.
Cështjet që do trajtojë lidhen veçanërisht me migrimin – një ndër temat kryesore të Samitit, që përfshin gjithashtu bashkëpunimin rajonal, dialogun fetar dhe antiekstremizmin. Samiti do të përfshijë sesione paralele për krerët e qeverive, ministrat e Punëve të Jashtme dhe ministrat e Ekonomisë.
• Në sesionin e krerëve të qeverive, kryeministrat do të diskutojnë situatën aktuale ekonomike në rajon, çështjet e rinisë/arsimit profesional dhe ndërlidhjes. Në këtë sesion do të marrë pjesë Përfaqësuesja e Lartë /Zëvendëspresidentja Mogherini.
• Komisioneri Hahn, së bashku me ministrat e Jashtëm do të diskutojnë çështjet aktuale parësore të bashkëpunimit rajonal dhe sfidat aktuale që lidhen me migrimin. Komisioneri Hahn tha: “Kemi parë progres të jashtëzakonshëm në agjendën tonë të përbashkët të ndërlidhjes që nga Samiti i Berlinit i vitit të kaluar dhe tani kemi identifikuar projekte investimesh konkrete përparësore në rajon, që mund të mbështeten nga Instrumenti i Para-Aderimit.”
• Zëvendëspresidenti Šefčovič dhe ministrat e Ekonomisë do të debatojnë për perspektivat ekonomike të rajonit, energjinë dhe ndërlidhjen e transportit, si dhe për arsimin profesional. Zëvendëspresidenti Šefčovič tha: “Strategjia jonë e Bashkimit të Energjisë deklaron mjaft qartë se Bashkimi i Energjisë nuk ndalet në kufijtë e Bashkimit. Ja pse nuk i kursejmë përpjekjet për ta lidhur më mirë Ballkanin Perëndimor me sistemet tona të energjisë.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/