Kryeministri shqiptar Edi Rama shoqërohet nga një vizibilitet i ulët në Samitin e Vjenës. Ndryshe nga samiti i Berlinit ku ai ishte në krye të delegacioneve ballkanike kësaj here prania e tij publike përmblidhet vetëm nga foto e përbashkët e të gjithë kryeministrave si dhe diskutimi që do të mbajë në fillim të samitit si edhe kolegët e tjerë ballkanas.
Rama nuk do të jetë në panelin e konferencës kryesore të shtypit që mbahet neser në mesditë, ku përvec kancelarit austriak, Faymann, Përfaqësuese e Lartë për Politikat e Jashtme dhe të Sigurisë/Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian Mogherini do të jetë edhe dhe kryeministri serb Vucic.
Por edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nuk është në panelin e konferencës për shtyp të ministrave të Jashtëm që jepet nesër në mëngjes në fillim të takimit ndërkohë që ministrta e jashtëm serb dhe maqedonas janë të përfshirë në këtë panel që drejtohet nga shefi i diplomacisë gjermane.
Të paktën deri tani ngjarja më e rëndësishme nesër mbetet të jetë diskutimi për autostradën Nish-Prishtinë-Durrës mes kryeministrave të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë. Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane të Investimeve dhe Komisionerit Hanh.
Vendin kryesor në Samitin e Vjenës do ta zënë cështje e ditës si emigrimi dhe të tjera afatgjata që lidhen me cilësinë e bashkëpunimit rajonal.
Samiti i Vjenës do të drejtohet nga Kancelari Federal austriak Werner Faymann, dhe marrin pjesë kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina) si dhe Gjermaninë, Francën, Italinë, Kroacinë dhe Slloveninë. BE do të përfaqësohet nga Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë për Politikat e Jashtme dhe të Sigurisë/Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Zëvendëspresidenti për Bashkimin e Energjisë Maroš Šefčovič dhe Johannes Hahn, Komisioner për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/