Greqia për herë të parë me kryeminstre femër, qeveria “kujdestare” betohet nesër

Greqia për herë të parë me kryeminstre femër, qeveria “kujdestare” betohet nesër

54
0
Shares

Presidenti i Greqisë Pavlopoulos ka emëruar kryetaren e Gjykatës së Lartë, Vassiliki Thanou, në krye të qeverisë së përkohshme. Ajo do të udhëheqë shtetin grek deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të 20 shtatorit.
Zyra e presidencës bëri të ditur lajmin  pasditen e sotme dhe se kjo administratë “kujdestarie” ishte e detyrueshme pas përpjekjeve të dështuara të udhëheqësve partiakë për të fomuar një qeveri. Qeveria e përkohshme, për herë të parë me një kryeministre femër do të betohet të premten.
E gjithë situata politike që po zhvillohet ditët e fundit në Greqi është rrjedhojë e planit të ish-kryeministrit Alexis Tsipras për të çuar në shtetin helen drejt zgjedhjeve të parakohshme duke pastruar nga radhët e Syrizas ekstremistët që nuk mbështetën paketën e reformave të nënshkruar me BE-në.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY