Itali, 4 shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, pronari i picerisë nuk i jep...

Itali, 4 shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, pronari i picerisë nuk i jep rrogën e gruas

98
0
Shares

Katër shqiptarë, mes të cilëve edhe një minoren  janë përfshirë në një sherr me njëri tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Savonas, në picerinë “Leone” e cla është në pronësi të dy vëllezërve shiptarë, Gentian dhe Ledian Bacuku.
Shkak i grindjes së dhunshme ka qenë mospagesa e rrogës mujore të një emigranteje shqiptare që kishte kishte punuar në picerinë e dy vëllezërve.
Dëshmitarët okularë kanë thënë se 40-vjeçari Jorgo Basha  ka hyrë në piceri bashkë me djalin e tij minoren dhe është zënë me vëllezërit Bacuku me pretendimin se nuk i kanë dhënë rrogën mujore bashkëshortes së tij e cila ka punuar si kamariere.
Mes katër shqiptarëve ka filluar një përleshje fizike, e cila përfundoi pas mbërritjes në vendngjarje të forcave policore.
Të dëmtuar nga sherri kanë mbetur Jorgo Basha i cili po mbahet në vëzhgim të bluzave të bardha, ndërsa Ledion Bacuku ka ndrydhur kaviljen.
Policia e Savonës ka denoncuar katër shqiptarët për grindje të dhunshme dhe prishje të rendit civil.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY