Menaxhimi i kufijve në Ballkan, Shqipëria merr fondin më të vogël nga...

Menaxhimi i kufijve në Ballkan, Shqipëria merr fondin më të vogël nga Brukseli

56
0
Shares

Shqipëria rezulton me mbështetjen më të vogël financiare nga Bashkimi Europian për çështjen e emigracionit dhe menaxhimit të kufijve në Ballkan. Ky fakt evidentohet nga dokumenti i publikuar nga Komisioni Europian gjatë samitit të Vjenës, kushtuar së shumti çështjes së emigracionit klandestin në BE dhe azilkërkuesve nga Ballkani.
Shqipëria ka përfituar më pak se të gjitha vendet kandidate dhe madje edhe më pak se Bosnja dhe Kosova, që nuk janë ende kandidate për anëtarësim në BE. Në këtë dokument, Komisioni Europian evidenton asistencën financiare për secilin vend të Ballkanit në kuadrin e fondeve IPA për çështjen e emigracionit në perspektivën financiare 2007-2013 dhe 2014-2020.
Shqipëria radhitet e fundit në rajon në këtë aspekt edhe për buxhetin total, por edhe për buxhetin për vit. Ajo përfiton në tërësi 4, 5 milionë euro dhe për Shqipërinë në dokument cilësohet thjesht se buxheti indikativ për menaxhimin e kufijve për vitin 2015 është 1, 5 milionë euro.
Nga ky dokument rezulton, se Serbia ka përfituar 54 milionë euro në tërësi për çështjet e migrimit. 45 milionëve, që prej vitit 2007, i janë shtuar edhe 8, 2 milionë të tjera, që do të përdoren vitin e ardhshëm për aftësitë pritëse për emigrantët, për zbatimin e reformës së azilit dhe sistemin e mbikëqyrjes së kufijve. Maqedonia ka përfituar në tërësi 24 milionë euro, prej të cilave 12 milionë euro janë parashikuar të jepen për vitin e ardhshëm për rinovimin e postave kufitare të policisë, menaxhimin e trafikut të qenieve njerëzore dhe në forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e kufijve. Mali i Zi ka përfituar 22, 6 milionë euro, prej të cilave 2, 63 milionë të parashikuara për periudhën 2018 – 2020. Bosnja ka përfituar 10,5 milionë euro, prej të cilave 2 milionë euro për 2015, Kosova përfiton 7,1 milionë euro, prej të cilave 2, 5 milionë parashikohen për vitin e ardhshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY