Flamur Noka: Realiteti i hidhur zbulon mashtrimet e Ramës dhe Tahirit, 7...

Flamur Noka: Realiteti i hidhur zbulon mashtrimet e Ramës dhe Tahirit, 7 mijë kuksianë janë larguar

68
0
Shares

Ndërsa kryeministri Rama dhe ministri Tahiri vazhdojnë të mbulojnë diellin me shoshë, realiteti është i hidhur dhe faktet e tregojnë . Deputeti PD-së, Flamur Noka ka reaguar pas thirrjes së Sajmir Tahiri ndaj opozitës që të mos keqpërdorë politikisht dhe të mos abuzojë me çështjen e azilkërkuesve. Vetë Noka ka vizituar dje zonën e Shishtavecit në Kukës, dhe sipas tij, kjo zonë është pothuajse e boshatisur. Sipas ish-ministrit të Brendshëm, ky realitet nuk mund të fshihet nga propaganda dhe falsifikimet e qeverisë.
“Në rast se Edi Rama dhe ministri i tij, Tahiri, këto zona e fshatra i quajnë Greqi dhe banorët që kanë ikur prej këtu, që janë rreth 7 mijë kuksianë, mendojnë se janë banorë që kanë ikur nga Greqia, atëherë ky është realiteti mashtrues i tyre. Realiteti që jetojnë kuksianët është ky që po themi.
E vërteta është se 7 mijë banorë të pashpresë, të mjeruar, pa asnjë dritë jeshile për një të ardhme janë detyruar të marrin rrugët
”- tha Noka.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY