Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AKSIONI/Gjoba që do të bien mbi biznesin informal

01/09/2015
AKSIONI/Gjoba që do të bien mbi biznesin informal
Share on FacebookShare on Whatsapp

Aksioni kunder informalitetit ka nisur sot që në orët e mëngjesit duke u përqëndruar fillimisht te bizneset e mëdha. Kompanitë do të kontrollohen për bilancet kontabël, vendosja e kasës dhe lëshimi i kuponit tatimor.

Do të verifikohen të gjitha bilancet kontabël, faturat tatimore dhe pasqyrat financiare për biznesin e madh dhe do të kontrollohet vendosja e kasës, lëshimi i kuponit dhe çregjistrimi i punonjësve për biznesin e vogël.

Nëse konstatohet mungesa e pajisjes fiskale apo mospërdorimi, ka një gjobë në masën e 50 mijë lekëve. Konstatimi i së njëjtës shkelje për herë të dytë, vendos një masë më të rëndë, atë të konfiskimit të të gjithë sasisë së mallit. Vazhdimi i kësaj shkeljeje, i përsëritur, konsiderohet evazion tatimor dhe vijon procedimi penal.

Kur nuk lëshohet kupon tatimor nga bizneset, gjoba shkon nga 200 mijë lekë për subjektet e tatim-fitimit dhe 50 mijë lekë për bizneset e tjera. Sipas udhëzimit, edhe mallrat që kapen gjatë transportit të pashoqëruara me faturë tatimore do të konfiskohen menjëherë.

Është parashikuar gjobë edhe në rastet kur nuk mban dhe mirëmban në kushte pune pajisjet fiskale ose sistemet e monitorimit të qarkullimit, me gjobë në masën 40 mijë lekë, dhe kur nuk njofton për defekt në kasën fiskale, në masën 25 mijë lekë.

Gjobë nuk ka vetëm për bizneset. Nëse një person që ka blerë nuk merr kuponin tatimor gjobitet në masën 1 mijë lekë. Blerësi ose përfituesi i shërbimit, duhet ta kërkojë atë në kohën e realizimit të shitjes apo të kryerjes së punimit ose shërbimit. Në të kundërt, në rast kontrolli nga tatimorët, nëse nuk ka kupon tatimor, dënohet me gjobë 1 000 lekë.

Dyqanet pa NIPT do të konfiskohen, nëse ka kundërshtime, do të ndërhyjnë forcat e Rendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

TIRANË/ Grabitje me dhunë në një banesë, arrestohen dy të rinj

TIRANË/ Grabitje me dhunë në një banesë, arrestohen dy të rinj

25/06/2026
EMRI/ E kapën në Tiranë për telefon në makinë, kërkohej në Spanjë për mashtrim

DURRËS/ Kapen autorët e dy ngjarjeve të rënda, një pa jetë dhe tre të plagosur

25/06/2026
Eurodeputetja gjermane: Të hënën në protestë në Tiranë

Eurodeputetja gjermane: Të hënën në protestë në Tiranë

25/06/2026
Rama publikon mesazhin: Nuk ka dorëheqje

Rama publikon mesazhin: Nuk ka dorëheqje

25/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

TIRANË/ Grabitje me dhunë në një banesë, arrestohen dy të rinj

TIRANË/ Grabitje me dhunë në një banesë, arrestohen dy të rinj

25/06/2026
EMRI/ E kapën në Tiranë për telefon në makinë, kërkohej në Spanjë për mashtrim

DURRËS/ Kapen autorët e dy ngjarjeve të rënda, një pa jetë dhe tre të plagosur

25/06/2026
Eurodeputetja gjermane: Të hënën në protestë në Tiranë

Eurodeputetja gjermane: Të hënën në protestë në Tiranë

25/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.