400 policë kundër kanabisit të Pultit

400 policë kundër kanabisit të Pultit

46
0
Shares

Rreth 400 forca të policisë lokale të Shkodrës si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me 60 mjete, kanë nisur që në orët e para të mëngjesit një operacion të gjerë anti-kanabis në zonën e Pultit.

Sipas njoftimit të policisë, deri në këto momente janë asgjësuar rreth 4 mijë bimë narkotike dhe po vijon operacioni në disa sipërfaqe toke, ku janë konstatuar më parë përmes pamjeve nga ajri, parcelat e mbjella.

Policia e konsideron këtë zonë me risk të lartë, pasi në aksionet e mëhershme u sulmua me armë helikopteri i Policisë së Shtetit.

Zona e Dukagjinit konsiderohet një nga zonat me më shumë bime kanabisi të mbjella pas Tepelenës.

Deri tani policia ka asgjësuar në të gjithë vendin rreth 500 mijë rrënjë kanabisi me një vlerë që arrin afërsisht 7 miliardë dollarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY