Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Spartak Ngjela: Nuk ka ekzistuar “shtrëngimi policor i seksit”

01/09/2015
Spartak Ngjela: Nuk ka ekzistuar “shtrëngimi policor i seksit”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe pse i burgosur politik ka vendosur të ndajë nga persekutimi atë pjesë që mund të ketë ardhur nga maniakët e administratës shtypëse të kohës së Enver Hoxhës.

Spartak Ngjela është përfshirë në debatin e nisur prej këngëtarit Gjergj Leka lidhur me këngëtaret që kishin përfituar nga diktatura për shkak të joshjes seksuale. Ja cfarë thotë ai për Lindita Theodhorin, Parashqevi Simakun e të tjerë emra të kohës sot, në gazetën Panorama:

Si ju tingëlloi ajo dëshmi e kantautorit Gjergj Leka për të kaluarën e këngëtareve me emër, si Lindita Theodhori dhe Parashqevi Simaku?

Më la shije shumë të keqe. Jemi shoqëri kompleksive ende. Sidomos artistët e kohës së vjetër janë ende të paemancipuar për erotikën. Frojdi na ka thënë se arti është erotikë e kamufluar. Këtu dëgjojmë rrëfime meshkujsh. Po sikur të flasin femrat? Pastaj, si mund të analizohet diktatura me anë të seksit, aq më keq talenti?!

Sipas Lekës, këto këngëtare ishin të privilegjuara, sepse mbështeteshin nga Sigurimi. Kështu funksiononte atëherë ngjitja në karrierë?

Nuk ka funksionuar kështu. Këto janë amplifikime. Me dëshirë artistët dhe artistet kanë bërë si kudo. Për sa i përket “shtrëngimit policor të seksit”, ai nuk ka ekzistuar në sistem. Raste sporadike mund të ketë pasur, por me personat publikë femra, ishte pamundësi absolute të ndodhte. Dashuria në qarqet artistike në diktaturën hoxhiste ishte pjesa më e emancipuar e erotikës në një diktaturë orientale shqiptare që ishte kundër saj.

Si ndodhte dashuria në qarqet e larta në ato vite?

Për sa i përket dashurisë në qarqet e larta me pushtetarë, ajo ndodh edhe sot dhe në të gjithë botën. Femra e bukur tenton nga pushteti, por kjo s’ka të bëjë me diktaturën si nocion politik dhe as me shtrëngimin policor. Kjo është natyrë femërore që ka përshkuar të gjithë qytetërimin tonë, që nga Greqia e lashtë e deri sot. Dhe hyn thellësisht në jetën private të femrës e mbrohet nga të drejtat e njeriut sot.

Personalisht çfarë përshtypjeje kishit për Lindita Theodhorin dhe Parashqevi Simakun, dy këngëtaret e përmendura nga Leka?

Ato ishin femra të veçanta, dhe me sens progresist, në atë tmerr që kishte pushtuar muzikën shqiptare nga histeria antiperëndimore që kishte regjimi. Si të gjitha këngëtaret sot, nuk besoj se mund të jenë shtrënguar që të bënin dashuri me zor. Kjo nuk mund të ndodhte. Sigurimi i shtetit kërcënonte këdo, por nuk ka pasur mundësi të dominoje seksualisht në femrat publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

03/05/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Plagosje me thikë në Fier, 35-vjeçari rëndë në spital

03/05/2026
Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha

Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha

03/05/2026
Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

03/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

03/05/2026
Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

LUÇIANO BOÇI/ Demenca funksionale si alibi për t’u mbrojtur nga vetja

03/05/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Plagosje me thikë në Fier, 35-vjeçari rëndë në spital

03/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.