Drejtoresha e re e Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë, ajo që duhet të kontrollojë cilësinë e ilaçeve, ka ngelur në provimin e shtetit. Madje ka ngelur dy herë me radhë, thuhet në një deklaratë të PD-së.
Pra, ajo nuk mund të ushtrojë dot profesionin e farmacistes, por ama është bërë kryefarmacistja e vendit, falë lidhjeve politike e financiare. Shpresa Bello është kunata e Briseda Shehajt, drejtoreshës së Tatimeve. Ky është një informalitet skandaloz që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, deklaron PD.
Albanan Vokshi ka sjellë në vëmëndjen e qytetarëve se edhe ish-drejtori i Qendres së Kontrollit të Barnave, i kapur nga KLSH për abuzime, i akuzuar për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentash, është promovuar me Edi Ramën, dhe është bërë Drejtor i Rimbursimit në Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, pikërisht aty ku plasi skandali me faturat dhe recetat fiktive e me fitimet marramendëse me skemën kriminale që ishte ngritur.
Gjatë muajve korrik-gusht janë emëruar nga Ministri Beqja, 13 punonjës, vetëm 3 prej tyre kanë arsimin e kërkuar me ligj, 9 të tjerët vijnë nga lidhje informale, politike, nepotike e korruptive.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/