Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PERGJAKJA NE LAÇ/Letra, Gjon Cali kërkon drejtësi në Ambasadën Amerikane

06/09/2015
PERGJAKJA NE LAÇ/Letra, Gjon Cali  kërkon  drejtësi në Ambasadën Amerikane
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjon Cali, një nga personat e përfshirë në konklfikt me deputetin Aramando Prenga i është drejtuar me një letër të hapur Ambasadës Amerikane .

“Ne, familja Cali, detyrohemi t’i drejtohemi Ambasadës Amerikane për të siguruar respektimin e parimeve të paanshmërisë dhe të drejtësisë në procesin penal që përfshin edhe ne si palë.

Kemi punuar si peshkatarë në lagunën Patok për më se tre breza dhe njihemi në të gjithë zonën si njerëz të thjeshtë dhe punëtorë të ndershëm.

cali foto me gruan

Kemi punuar me djersën e ballit, në marrëdhënie të mira me të gjithë komunitetin dhe s’kemi qënë kurrë konfliktualë. Si të tillë kemi respektuar gjithmonë ligjin dhe kemi kërkuar zbatimit të tij.

Për këtë arsye, edhe kur në fillim të këtij viti na u shkel e drejta duke na u mohuar rinovimi i liçensës nëpërmjet një procesi të pandershëm tenderimi nga Ministria e Bujqësisë, i jemi drejtuar organeve të drejtësisë për të gjetur të drejtën tonë të cënuar, pa hapur asnjë konflikt dhe pa menduar për asnjë moment për vetëgjyqësi. Firma së cilës iu dha liçensa është regjistruar në QKR vetëm pak kohë përpara tenderit dhe përfaqësues është vëllai i deputetit të zonës, Armando Prenga.

Nuk kemi patur asnjëherë konflikt me deputetin Prenga, madje edhe padia administrative e ngritur prej nesh drejtohet kundër institucionit që ka lëshuar aktin administrativ dhe jo kundër palës së tretë.

Ne kërkuam ndërhyrjen e forcave të rendit edhe në rastin e konfliktit që nisi dy net më parë nga deputeti Armando Prenga, vëllai i përfaqësuesit të firmës që iu dha tenderi. Çuditërisht Policia e Kurbinit reagoi vetëm pas kërkesës për ndërhyrje nga Ministria e Brendshme. Pas ardhjes së Policisë në Patok, u drejtuam për në komisariat për të bërë kallëzimin dhe më pas për në spital për të marrë ndihmë mjekësore për plagën që Gjok Cali kishte marrë nga goditja e Armando Prengës.

cali foto laguna

Faktet tregojnë se nga policia nuk u trajtuam si të barabartë para ligjit. Madje u gjendëm papritur në një konflikt pa asnjë mjet mbrojtjeje e të sulmuar me armë nga deputeti Prenga dhe familjarët e tij.

Nisur nga kjo situatë e krijuar dhe nga fakti që autori kryesor i ngjarjes është i veshur me pushtet dhe imunitet politik ne kemi dyshime të forta se po pengohet zbardhja e së vërtetës. Dyshimet tona i përforcon fakti i mosmbrojtjes nga ana e policisë qysh në momentitn që bëhej kallzimi si dhe mosparaqitja e saktë e dinamikës së ngjarjes. Natyrshëm lind pyetja nëse gjithë kjo ishte paaftësi e policisë apo “indiferencë”, “heshtje”, “frikë”?

Po krijohet me dashje një mjegullnajë në opinionin publik si pasojë e së cilës mund të mbeten pa përgjigje shumë pyetje, përgjigjet e të cilave i shërbejnë procesit të rregullt ligjor.

Kërkojmë nga organet e drejtësisë që të zbardhë sa më parë çështjen në paanshmëri dhe pa ndikime.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
Rama pohon dështimin në Samitin e Vjenës: Nuk ka përparim ekonomik

Kryeministri Rama, në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian

03/05/2026
TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

03/05/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Plagosje me thikë në Fier, 35-vjeçari rëndë në spital

03/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
Rama pohon dështimin në Samitin e Vjenës: Nuk ka përparim ekonomik

Kryeministri Rama, në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian

03/05/2026
TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

03/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.