Aksioni antiinformalitet, rrit çmimet për mallrat dhe shërbimet

Aksioni antiinformalitet, rrit çmimet për mallrat dhe shërbimet

104
0
Shares

Disa ditë, pasi qeveria nisi aksionin në terren kundër bizneseve që nuk lëshojnë fatura të tatimore dhe që nuk janë të regjistruar, pasojat e para kanë nisur të ndihen. Teksa qindra biznese kanë mbyllur aktivitetin, të tjerët që ofrojnë ende shërbime kanë rritur çmimet.
Pikat e shitjes me pakicë kanë rritur këto ditë çmimet për të gjitha llojet e cigareve nga 5-30 lekë për paketë, ndërkohë që çmimet e kafeve në baret jashtë qendrës së Tiranës janë rritur më të paktën 10 lekë. Çmimet janë rritur edhe për një sërë shërbimesh të tjera si, permanentet, berberhanet, rrobaqepësitë etj.
Siç pohojnë shitësit në pikat e pakicës , tani që janë vënë kasat llogaritë nuk dalin nëse nuk rriten çmimet.
Një pronar bar-kafeje në zonën e Medresesë tha se, ka rritur çmimin e kafesë me 20 lekë dhe deri në 50 lekë artikuj të tjerë që ofrohen në bar. Ai sqaroi se qiraja 70 mijë lekë në muaj, rrogat e personelit ( tre veta) nuk mund të përballohen tani, nëse je korrekt me kuponët tatimore. Sipas tij ka vetëm dy rrugë ose të mbyllesh aktivitetin ose të rrisësh çmimet. Ai pohon se ka zgjedhur rritjen e çmimeve, por këtë vit kur xhiroja ka rënë më mbi 20 për qind edhe kjo mënyrë mbijetese duket e vështirë.
Nën presionin e aksionit duket se, tregjet po reagojnë psikologjikisht duke i rritur çmimet. Pikat e pakicës pohuan se çmimet e cigareve janë rritur menjëherë me 150 deri në 450 lekë për stekë.
Në pikat e pakicës, ndër ambulante u vu re se, rritja e çmimeve ka përfshirë edhe cigaret pa pullë fiskale.
Çmimet më të larta janë vënë re edhe për disa shërbime të rrobaqepësisë, permanenteve etj., me më shumë se, 10 %.

(Monitor)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY