Një avion i kompanisë ajrore britanike, British Airways u përfshi nga flakët kur një zjarr shpërtheu në motori e njërit krah, ndërsa avioni ishte duke u përgatitur për të fluturuar nga Las Vegas për Londër.
Ekipet e emrgjencës ndërhynë menjëherë duke i ndihmuar pasagjerët të dalin jashtë nëpërmjet dyerve të emergjences dhe “dyshekeve” të gomës.

Zëdhënësi i Administratës Federale të Aviacionit, Ian Gregor thotë se shkaku i zjarrit nuk dihet por motori i majtë i avionit shpërtheu në zjarr para se aeroplani të merrte shpejtësi.
Pjesa më e madhe e trupit të aeroplanit u mbuluan nga tymi i zi dhe flakët. Brenda aeroplanit ishin 159 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit të British Airways.
Dy pasagjerë u dërguan në një spital afër aeroportit me plagë të lehta jashtë çdo rreziku për jetën.




