Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përdhunimi i 5-vjeçares, babai tregon historinë tronditëse

09/09/2015
Përdhunimi i 5-vjeçares, babai tregon historinë tronditëse
Share on FacebookShare on Whatsapp

Babai i vajzës 5 vjecare tregon për lajmin tronditës që mori një javë më parë lidhur me të bijën 5 vjecare e cila u përdhunua nga një 14 vjecar, i afërm i familjes së tyre. V.X., babai i vajzës me iniciale A.X, me të cilën u abuzua seksualisht nga komshiu nuk ka dashur të bëjë denoncimin por mjeku i spitalit ka këmbëngulur, sic thote ai ne nje interviste publikuar sot ne Panorama.

nena-e-5-vjecares

Në foto, nëna e 5 vjecares

Si e morët vesh ngjarjen?

Unë ndodhesha te një i njohuri im, i cili kishte disa orendi për të ngarkuar në një triçikël dhe për t’i transportuar diku. U nisa nga mesdita nga shtëpia dhe u ktheva rreth orës 5-6 e pasdites. Kur erdha në shtëpi, vajza dhe nusja po qanin. I pyeta çfarë kishte ndodhur dhe vajza m’i tregoi të gjitha.

Si reaguat? U drejtuat menjëherë në polici, spital, apo te familja e 14-vjeçarit?

Të them të drejtën, për shkak se i kemi komshinj, mendova të takoja të atin e tij dhe t’i tregoja se çfarë kishte ndodhur dhe si mund të vepronim bashkërisht. Pastaj iu drejtova spitalit për të kryer kontroll mjekësor të vajzës.

Si reagoi babai i 14- vjeçarit kur i rrëfyet ngjarjen?

Nuk arrinte ta besonte fillimisht dhe më tha se do ta zgjidhte ai këtë punë, duke shtrënguar të birin. Por që atë ditë, ai nuk ka ardhur të më pyesë as si është vajza. Unë desha të mos e denoncoja si rast, nuk desha të bëhej e madhe.

Si ndodhi më pas?

Pasi dërgova në spital vajzën, mjeku tha se duhej denoncuar rasti, pasi vajza rezulton e përdhunuar. Madje, denoncimin e ka bërë mjeku.

Pse nuk deshët të bëhej e madhe?

Personi për të cilin flasim është fis i yni. Mendova se ajo që ndodhi nuk zhbëhej më, prandaj thashë të mos e bëjmë shumë të madhe. Sigurisht ai ka kryer një vepër shumë të rëndë, pasi vajza mund të ketë probleme psikologjike në të ardhmen. Prindërit e tij as nuk kanë marrë mundimin për të pyetur të paktën si është vajza. Për shkak se janë të afërmit tanë, vajza ka rendur pas tij.

Aq sa mund të tregoni. Si kishte ndodhur? Pra si e kishte tërhequr drejt vendit vajzën?

Unë nuk isha në shtëpi, bashkëshortja ime po gatuante. Dy djemtë nuk ndodheshin gjithashtu, sepse kishin dalë për të luajtur me bashkëmoshatarët e tyre në lagjen përbri. Vajza kishte dalë te rruga ku luan gjithmonë dhe aty kishte rastisur edhe ai. E kishte gënjyer vajzën, hajde të tregoj diçka dhe pasi e kishte futur në një nga ato baraket aty pranë, bëri atë që bëri.

14-vjeçari banon këtu afër me shtëpi, apo jo?

Po. Ai banon te kjo shtëpia ngjitur. Ai është 14 vjeç, por po ta shikosh të jep përshtypjen e një djali më të madh në moshë, për shkak të trupit. Është fëmijë shumë rrëmujaxhi, fëmijë i prapë. Hak e ka të qëndrojë në burg.

Po vajza si ndihet?

Mjeku ka lëshuar recetën për të blerë ilaçet, por për shkak se nuk kemi mundësi financiare, nuk i kemi blerë. Vetëm në farmaci kemi 300 mijë lekë borxh, nuk na japin më pa lekë. Por, fatmirësisht, vajza është mirë nga ana shëndetësore dhe mendore. Shpresojmë ta kalojmë së bashku këtë tragjedi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, 24 urdhër arreste të reja për dy dosjet e mëdha të kokainës

19/06/2026
DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

18/06/2026
Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

Rama: Rezoluta e PE nuk është fitore e protestuesve, amendamenti për Zvërnecin u rrëzua

18/06/2026
Berisha: Kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Berisha: Kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

18/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, 24 urdhër arreste të reja për dy dosjet e mëdha të kokainës

19/06/2026
DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

18/06/2026
Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

Rama: Rezoluta e PE nuk është fitore e protestuesve, amendamenti për Zvërnecin u rrëzua

18/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.