Priten që sonte të fillojnë reshjet intensive pothuajse në të gjithë vendin, ndërkohë që rrezikojnë edhe vërshime të papritura të lumenjve apo përrenjve.
Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore parashikon se reshjet do të kenë pikun e tyre në orët e para të mëngjesit të datës 10 Shtator.

Lumenjtë e mëdhenj nuk mendohet se do të krijojnë probleme.
Qytetarët e Fierit mund të kenë probleme me fryrjen e Gjanicës.
Probleme lokale mund të shfaqen ne zonat urbane ose mund të ketë bllokime të rrugëve
kodrinore-malore, kjo në varësi të gjëndjes së infrastrukturës, kryesisht në Tiranë, Durrës,
Elbasan, Berat, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë etj.
Pas gati 2 muajve temperatura të larta në të gjithë vendin, përfundimisht vjeshta mbërriti.
Nesër pritet të jetë përvecse reshje edhe temperatura në rënie nga 8-10 gradë krahasuar me javën e fundit.




