Gazetarët e a1 report kanë zhvilluar një protestë sot ndërsa nuk janë lejuar të vijojnë normalisht punën. Bëhet fjalë edhe për vonesa në pagesat e gazetarëve e ndonjëherë mospagimin e tyre.

Pronarët e A1 report janë ndarë dhe kjo ka sjellë mosmarrëveshje mes tyre cfarë bie mbi kurrizin e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të televizionit.
Dy pronarët, Koço Kokëdhima dhe Karlo Bolino punonin prej tri vitesh sëbashku, por tani që Bolino ka blerë albaniascreen, ai ka shkëputur marrëdhëniet me bashkëpronarin e vjetër.




